United Hospital

Kurti: Nëse nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të reja

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Sipas tij, këto do të ishin zgjedhjet e katërta brenda më pak se dy vitesh.

Kurti ka vlerësuar se një skenar i tillë do të ishte i panevojshëm, pasi Kuvendi aktual ka mundësi që ta përfundojë procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje që do të jenë të katërta në më pak se dy vite. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente”, ka thënë Kurti.

FIDANISHTJA

Ai ka theksuar se në Kosovë presidenti nuk zgjidhet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta, por nga Kuvendi.

“Duhet ta kuptojmë se në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Zgjedhjet e reja do të jenë sërish për Kuvend e Qeveri”, është shprehur ai.

Kurti ka ngritur edhe pyetjen se çfarë do të zgjidhej përmes zgjedhjeve të reja, nëse një Kuvend i ri do të përballej me të njëjtën vështirësi për zgjedhjen e presidentit.

“Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin, i cili nuk arrin që të zgjedhë sërish president?”, ka deklaruar kryeministri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.