UBT

Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në Viti u mbajt mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë, ku në fillim të seancës u shqyrtua propozim deklarata lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklarata u mbështet nga të gjitha subjektet politike dhe u miratua me të gjitha votat pro.

Propozimin për përfshirjen e deklaratës në rendin e ditës e bëri kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi, i cili më pas edhe e lexoi atë para asambleistëve.

Në deklaratë, Kuvendi i Komunës së Vitisë, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit, shprehu mospajtimin e tij të thellë me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në deklaratë u theksua se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte vazhdimësi e luftës për liri dhe çlirim dhe se ajo kishte lindur në rrethanat e represionit, dhunës, vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare të Kosovës.

Kuvendi shprehu solidaritet të plotë me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, si dhe me të gjithë ata që këtë proces e kishin përjetuar me dhimbje dhe shqetësim.

Duke iu referuar formulimit “Në emër të popullit të Kosovës”, me të cilin ishte shpallur vendimi, Kuvendi i Komunës së Vitisë përcolli mesazhin: “JO NË EMRIN TIM!”.

Sipas deklaratës, ky qëndrim shpreh mospajtimin me dënimin e shqiptuar dhe të drejtën e qytetarëve për të kërkuar drejtësi dhe trajtim të drejtë për ish-krerët e UÇK-së.

Uji Dea

Në vazhdim të mbledhjes, një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektbuxhetit të Komunës së Vitisë për vitet 2027–2029.

Projektbuxhetin e prezantoi drejtoresha për Financa dhe Ekonomi, Milihate Ajeti, e cila bëri të ditur se përgatitja e buxhetit për periudhën 2027–2029 kishte filluar në muajin maj të këtij viti, në përputhje me Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal.

Ajeti tha se gjatë kësaj periudhe ishin përcjellë dy qarkore buxhetore, e para më 15 maj dhe e dyta më 14 gusht.

Sipas prezantimit, buxheti komunal ishte paraqitur në pesë kategori ekonomike të shpenzimeve, në pajtim me rregullat e Thesarit: paga dhe shtesa, mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione dhe transfere, si dhe shpenzime kapitale.

Të hyrat dhe shpenzimet e Komunës së Vitisë për vitin 2027, sipas Projektbuxhetit të prezantuar, kapnin shumën prej 18,388,643 euro. Projekt buxheti u miratua me shumicën e votave ku pati edhe kundër.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan edhe propozim vendimi për shfuqizimin e një vendimi të mëhershëm lidhur me kthimin e mjeteve buxhetore në kategorinë e investimeve kapitale, raporti për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në Komunën e Vitisë, si dhe informata për përfundimin e vitit shkollor 2025–2026 dhe fillimin e vitit të ri shkollor 2026–2027./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.