Eko Higjiena

Moisiu: Shqipëria e Kosova nuk duhet të heshtin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu. gjatë tryezës “Diplomacia në Veprim” deklaroi se Qeveria e Shqipërisë duhet të vazhdojë të lobojë për njohjet e reja të shtetit të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Jashtme, Miosiu theksoi se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në forcimin paqes dhe stabilitetit në rajon.

Por, Moisiu nuk nguroi të kritikonte edhe Serbinë për politikën paralele që ajo po ndjek ndaj shtetit të Kosovës.

FIDANISHTJA

Më tej ai theksoi se Shqipëria duhet të ngre zërin për ndërhyrjet e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës, duke thënë se shteti serb ndjek dhe nxit struktura paralele për këto çështje. Moisiu theksoi se Kosova është një vend i lirë dhe evropian dhe se bashkë me Shqipërinë nuk duhet të hesht.

“Shqipëria e ka nxitur dialogun e nisur me Serbinë, por është rasti të konstatojmë dhe të ngremë zërin më shumë, për politikën paralele që Serbia ndjek në Kosovë: nga njëra anë dialog në tryezat ndërkombëtare për të krijuar një imazh pozitiv dhe nga ana tjetër mosnjohje të realitetit politik të Kosovës, financim, nxitje të strukturave paralele dhe ndërhyrje e vazhdueshme në çështje të brendshme politike të Kosovës. Kosova është shtet i ri evropian , model paqeje dhe stabiliteti në rajon, rrallë kjo në historinë e rajonit tonë”, tha ish presidenti shqiptar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.