Mobi Casa

Haradinaj: Dihet epilogu, qeveria krijohet nga koalicioni AAK-LDK-Nisma

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Jemi duke bërë përpjekje që me çdo kusht, vendi të marrë drejtim tjetër. PDK nuk e ka shumicën e deputetëve në Kuvend. Meqenëse pakicat janë deklaruar se do të rreshtohen tek ata që e kanë shumicën, atëherë dihet epilogu. Mendojmë se edhe Gjykata Kushtetuese do të relfkeonte nga ky realitet i krijuar në vend, ka thënë Haradinaj.

​Mandatari i bllokut politik, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni është duke bërë përpjejke që vendi të marrë drejtim tjetër.

Ai ka thënë në emisionin “Interaktiv” të KTV’së se dihet epoligu, qeverinë e krijon koalicioni.

“Jemi duke bërë përpjekje që me çdo kusht, vendi të marrë drejtim tjetër. PDK nuk e ka shumicën e deputetëve në Kuvend. Meqenëse pakicat janë deklaruar se do të rreshtohen tek ata që e kanë shumicën, atëherë dihet epilogu. Mendojmë se edhe Gjykata Kushtetuese do të relfkeonte nga ky realitet i krijuar në vend”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj: Dialogu nuk do të ndalet por do t’i ndryshohet kualiteti

Haradinaj ka thënë se kualiteti i dialogut dhe privatizmit do të ndryshohet.

“Nuk guxojmë të shkojmë me kualitetin e njëjtë, as të dialogut, as të privatizimit.

Fundamenti

Nuk besoj se Vetëvendosje do të kërkojë ndaljen e dialogut dhe privatizmit por do të kërkojë që të jetë një kualitet tjetër”, ka thënë ai.

Haradinaj: Konsultat mes partive nuk kanë nisur vetëm pas zgjedhjeve

Ai ka thënë se konsultat në mes të partive politike nuk kanë ndodhur vetëm pas shpallljes së rezultateve zgjedhore.

Ka thënë se kanë pasur vazhdimisht komunikime.

“Ndoshta kanë besuar se mund të jem kryetar qeverie adekuat. Opozita ka mundur të bëj front edhe në rrethana të tjera. Ne jemi 63 deputetë shqiptarë. Asnjëherë nuk kam fshehur në ato që kam besuar, kam bërë një politikë bukur origjinale.

Kemi pasur konsulta parazgjedhore, pas zgjedhore. Të gjithë kësaj ngjarjeje i kanë paraparirë komunikimet e vazhdueshme. Kam qenë në komunikim të rregullt me z. Jakup Krasniqi non-stop”, ka thënë Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.