FIDANISHTJA

Ulutaş informon NATO-n për situatën e sigurisë në Kosovë, theksohet angazhimi për stabilitet rajonal

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Komandanti i misionit të KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, është takuar në NATO me Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të Aleancës, Radmila Šekerinska.

Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutaş ka informuar Këshillin e Atlantikut të Veriut në Bruksel, në një takim ku morën pjesë ambasadorë nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere që kontribuojnë me trupa në mision.

Gjatë raportimit, ai ka paraqitur përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët në Kosovë si dhe ka ndarë vlerësimet e tij për situatën aktuale të sigurisë në rajon.

ARKATANA

Ulutaş ka falënderuar aleatët dhe partnerët e NATO-s për, siç u tha, mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin në pajisjen dhe funksionimin efektiv të misionit të KFOR-it.

Në njoftim theksohet se NATO mbetet e angazhuar për të garantuar stabilitetin në Kosovë dhe sigurinë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.