FIDANISHTJA

Zëri i Kosovës do të jetë edhe më i fuqishëm në Parlamentin Evropian

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Këtë zotim e ka dhënë për Radio Dukagjinin raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cila është emëruar zëvendës presidente në këtë mekanizëm të rëndësishëm Evropian. Ajo ka thënë se përkundër angazhimeve shtesë nuk do të ndalë asnjëherë aktivitetin e saj për të raportuar rreth zhvillimeve në Kosovë.

Europdeputetja austriake Ulrike Lunacek, e cila në Parlamentin Evropian flet për zhvillimet në Kosovë, është avancuar në një nga mekanizmat e rëndësishëm të BE-së. Ajo para disa ditësh është emëruar zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian, pasi ky institucion ka zgjedhur organet e reja pas zgjedhjeve. Lunacek në një bisede për Radio Dukagjinin, e para pas marrjes së postit, ka bërë të ditur se cili do të jetë roli i saj në pozitën e re dhe sa mund te mbaj ajo kontaktet me Kosovën pas angazhimeve shtesë.

“Protofolet dhe kompetencat e zëvendëspresidnetës do të jenë të përcaktuara gjatë muajve shtator dhe tetor. Por unë do të vazhdoi të punoi me vendet e Ballkanit perëndimor, ndërsa do të vazhdoj po ashtu të jem edhe pjesë e komisionit për politik të jashtme. Gjithashtu dua të ju informoi se unë do të jem edhe një nga zëvendëset e delegacionit të Parlamentit Evropi an që do të punoi me Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën”, ka thënë Lunacek.

Uji Dea

Ajo ka pranuar se detyrat e reja ndoshta nuk do ta lejojnë që 100 përqind të angazhohet me zhvillimet në vendin tonë, mirëpo është zotuar se përkrahja për Kosovën do të vazhdoi nga secila pozitë që ajo do të mbajë.

“Unë dua t’i siguroj gjithë qytetarët e Kosovës se në çfarëdo pozite që të jem, do të angazhohem për perspektiven e juaj Evropiane, edhe pse ndoshta jo me dinamikë të njëjtë për shkak të angazhimee të reja, mirëpo mbështetja ime për Kosovën është e sigurt në secilin variant”, deklaroi Lunacek.

Eurodeputetja austriake nga radhët e të gjelbërve, UlrikeLunacek, është zgjedhur zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian me shumicën e votave të eurodeputetëve nga 751 sa ka Parlamenti Evropian.Në këtë detyrë 57-vjeçarja edhe formalisht bëhet zyrtarja austriake me postin me të lartë brenda Parlamentit Evropian . Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Lunacek ishte kandidate konkurrente e socialdemokratit gjerman Martin Shultz për postin e kryetarit të Parlamentit, por nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme.