Eko Higjiena

Prokuroria kapitullon para të korruptuarve

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Numri i lartë i hedhjes poshtë të kallëzimeve penale, nga ana e prokurorëve, diku rreth 48 % të tyre, derisa 17 % janë pushuar hetimet, ku në total bëjnë diku 65 % të rasteve, ndërsa vetëm diku 34 % prej tyre kanë rezultuar me ngritje të aktakuzave, tregon pasivitetin e drejtësisë për të luftuar korrupsionin. Këto statistika u bënë të ditura nga raporti i Komisionit Mbikëqyrës për Luftimin e Korrupsionit në mbledhjen e para dy ditësh të KPK-së.

Shumica e kallëzimeve penale u hodhën poshtë

Numri i lartë i hedhjes poshtë të kallëzimeve penale, nga ana e prokurorëve, diku rreth 48 % të tyre, derisa 17 % janë pushuar hetimet, ku në total bëjnë diku 65 % të rasteve, ndërsa vetëm diku 34 % prej tyre kanë rezultuar me ngritje të aktakuzave, tregon pasivitetin e drejtësisë për të luftuar korrupsionin. Këto statistika u bënë të ditura nga raporti i Komisionit Mbikëqyrës për Luftimin e Korrupsionit në mbledhjen e para dy ditësh të KPK-së.

Numri kaq i lartë i tyre nga analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë është cilësuar si papërgjegjshmëri dhe shkelje e drejtësisë dhe e së drejtës nga vetë njerëzit që do të duhej të ishin më të përfillshmit në mbrojtjen dhe ndarjen e drejtësisë. Por, ka edhe të tjerë që thonë se nuk do të thotë që secili kallëzim penal, që paraqitet të kalonte në prokurori e më pastaj në gjykatë, ngase kësisoj do të vihej deri tek grumbulli i madh i lëndëve, saqë në Kosovë janë mbi 400 mijë lëndë që janë në sirtarë të gjykatave, të cilat nuk po zgjidhen.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se vetëm respektimi i normave dhe ligjeve nënkupton funksionimin e shtetit të së drejtës, por derisa, sipas tij, këto shkelen dhe nuk përfillen nga vetë gjyqtarët e prokurorët, atëherë, siç tha, jemi larg standardizimit dhe efikasitetit të vetë sistemit të drejtë- sisë, ku sundon ligji dhe e drejta, por gjithashtu dhe përgjegjësia, etika profesionale dhe llogaridhënia nga vetë ata që ndajnë drejtësinë. “Është e papërgjegjshme dhe mjerisht e pajustifikueshme deri ku ka degraduar sistemi i drejtësisë, sikur tregojnë këto përqindje, kur një numër i madh i rasteve të lëndëve të korrupsionit janë hedhur poshtë pa u gjykuar dhe nga shumë të tjera lëndë, pra ndaj të tjera rasteve janë pushuar hetimet”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

Shkelja e së drejtës

Sipas Kelmendit, pikërisht këtu është shkelja e drejtësisë dhe e së drejtës nga vetë njerëzit që do të duhej të ishin më të përfillshmit në mbrojtjen dhe ndarjen e drejtësisë, por ja se kjo nuk po ndodh dhe kjo do t’i ketë pasojat e veta në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. “Ky degradim përkon edhe me të drejtën e qytetarit të këtij vendi për ndarjen e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës, ngase po keqpërdoret kështu edhe taksa e tij që dëshiron të ketë një shtet të së drejtës, ku sundon ligji dhe rendi juridik”, ka shtuar ai.

Tutje, Kelmendi ka nënvizuar se në sistemin e drejtë- sisë, derisa nuk ndahet drejtësi sipas parimeve dhe ligjeve të së drejtës, atëherë, siç tha, këtu kemi vetëm keqpërdorim flagrant të drejtësisë, por njëherësh edhe trafikim të drejtësisë. ” Andaj, kjo do të duhej t’i nxirrte para përgjegjësisë dhe llogaridhënies vetë trafikantët e drejtësisë, e që janë një garniturë e instaluar prokurorësh e gjyqtarësh në sistemin e drejtësisë, e që duke qenë të inkriminuar nuk janë të përfillshëm ndaj detyrimeve ligjore që u takojnë, por fatkeqësisht jo vetëm që janë shkelës të ligjit, por qëndrojnë edhe mbi ligjin”, është shprehur analisti Naim Kelmendi.

Sa poshtë ka rënë sistemi

Analisti tjetër, Shefqet Dibrani thotë se vetë fakti që një numër i lartë i rasteve për korrupsion janë hedhur poshtë, duke pushuar ndjekjen penale, flet më së miri se ku ka rënë gjyqësori dhe drejtësia. Por, sipas tij, edhe sikur të ishte e kundërta, pra nëse 34% të rasteve të hidheshin poshtë, gjyqësori do të alarmohej, pasi me paraqitjen e lëndës para drejtësisë dikush lëndohet. “Prandaj, një gjyqësor i mirë do të merrej me rastin e caktuar, e në rast kur nuk ka bazë ligjore për t’u ndjekur do të duhej qortuar paraqitësi i kërkesës, i cili mundet të ketë qëllim për t’ia prishur imazhin pozitiv një biznesi ose për ta degraduar vlerën e qytetarit, i cili punon me ndjenjë dhe dinjitet, por kjo utopi duhet të mbetet vlerë morale e vendeve, ku punon drejtësia, por jo tek ne ku gjyqësori duket se është vetë i implikuar në raste të shumta korruptive”. Tutje, Dibrani ka shtuar se një vend të tillë, ku korrupsioni dhe krimi ekonomik kanë prekur kupolën e shtetit, është krejt normale që me taksat e qytetarëve bëhen këto veprime të cilat vendin e kanë sjellë para kolapsit, ngase, sipas tij, sot në vendin tonë mafia dhe oligarkët janë mbi drejtësinë e përmes tyre, gjyqtarët përmbi ligjin, i cili është i respektueshëm vetëm kur oligarkët u japin izen (lejen) për të vepruar. “Pra, gjyqësori sot, më shumë punon me dirigjime sesa që udhëheq një drejtësi profesionale, e cila qëndron larg ndikimeve politike, prandaj për çdo gjë të keqe, që ka ndodhur në vendin tonë, sidomos aty ku drejtësia ka qenë e njoftuar, fajet i bart sistemi i drejtësisë, përkatësisht prokurorë e gjyqtarë, të cilët sikur ma shumë merren me mbulimin e fajit sesa ndajnë drejtësi për fajin e atyre që janë fajtorë. Sot për sot, nuk duhet të shpresojmë në drejtësinë kosovare, e cila në të gjitha raportet është kritikuar”, theksoi Dibrani./kosova sot/