ARKATANA

BE nis misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një ekip me tetë analistë për zgjedhjet në BE, me seli në Prishtinë, do të ndjekin të gjitha aspektet e procesit zgjedhor në Kosovë, për të vlerësuar përputhshmërinë e tij me legjislacionin e Kosovës, si dhe me standardet evropiane dhe ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, shkruan KosovaPress.

Ekipi do të analizojë kuadrin ligjor, punën e administratës zgjedhore, aktivitetet e fushatës dhe zhvillimin e mediave, votimin dhe numërimin, verifikimin e votave, ankesat dhe procesin e ankimimit si dhe shpalljen e rezultateve.

Po ashtu, 20 vëzhgues afatgjatë do të pozicionohen nëpër Kosovë për të ndjekur periudhën parazgjedhore dhe zhvillimet pas zgjedhjeve. Përgjatë ditës së zgjedhjeve, që do zhvillohen në 8 qershor, atyre do t’iu bashkohen 42 vëzhgues afatshkurtër.

Mobi Casa

Vëzhgimi i ditës së zgjedhjeve mund të përforcohet me më shumë përfaqësues diplomatikë të shteteve anëtare të BE-së. Kjo bëhet e ditur nga Shefi i misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë dhe Anëtar i Parlamentit Evropian, Roberto Gualtieri. Gualtieri nga Italia ka thënë se këto zgjedhje janë një tjetër moment historik i rëndësishme në zhvillimin e mëtejshëm demokratik të Kosovës.

“Prania jonë këtu pason vëzhgimin e vitit të kaluar të zgjedhjeve komunale dhe pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për mbështetjen e zgjedhjeve transparente, gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese në Kosovë”, ka thënë ai.

Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve i BE-së e vepron në mënyrë të pavarur nga institucionet e tjera të BE-së në Kosovë, duke përfshirë edhe Zyrën e BE-së për Kosovën, Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë dhe përfaqësitë diplomatike.