UBT

Trumpi flet për sukseset në njëvjetorin e presidencës së dytë, sërish thotë se ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij “ka përfunduar tetë luftëra brenda 10 muajsh” dhe në këtë kontekst përmendi edhe Kosovën dhe Serbinë.

Ai foli për këto suksese gjatë njëvjetorit të presidencës së tij të dytë, ku përsëri përmendi Kosovën dhe Serbinë.

Sipas mediave të huaja, Trumpi gjithashtu ka renditur luftërat që, sipas tij, ka arritur t’i përfundojë.

“Nuk ka parë askush një operacion si ai që realizuam në Venezuelë. Kemi përfunduar tetë luftëra të pazgjidhura brenda 10 muajsh – Kamboxhia dhe Tajlanda që kanë qenë në luftë për vite me radhë, Kosova dhe Serbia, Kongo dhe Ruanda, Pakistani dhe India – që mund të kishin përdorur edhe armë bërthamore, sipas mendimit tim. Kryeministri i Pakistanit ishte këtu dhe tha se presidenti Trump ka shpëtuar 10 milionë njerëz, ndoshta edhe më shumë. Pastaj janë edhe Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia… dhe unë i kam ndalur”, tha ai gjatë një konference për media.

ARKATANA

Lideri amerikan gjithashtu tha se ka përfunduar edhe luftën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, dhe në këtë kontekst presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i kishte thënë se “nuk mund të besoj që e përfundove këtë luftë, unë kam provuar ta zgjidh për dhjetë vjet”.

“Kam shpëtuar miliona e miliona njerëz”, pohoi 79-vjeçari.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Trumpi përmend Kosovën dhe Serbinë në kontekstin e luftërave që thotë se i ka përfunduar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.