UBT

31 subjekte politike garojnë në zgjedhjet e 8 qershorit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Partia Demokratike e Kosovës edhe kësaj radhe ka pritur minutat e fundit të kohës për të aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 8 qershorit. Disa minuta para orës 24:00, aplikacionet dhe listat me kandidatë për deputetë i kanë dërguar edhe AAK-ja, Vetëvendosja, AKR-ja dhe Partia e Fortë.

Drejtoresha e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Miradije Mavriqi, tha pas mbylljes së afatit për aplikim për certifikim, se për zgjedhjet e 8 qershorit kanë aplikuar gjithsejtë 31 subjekte politike.

“Gjerë në orën 24:00, ose dy minuta para orës 24:00, aplikuan 31 subjekte politike. Nga këto janë 19 pati politike, shtatë nisma qytetare, një kandidat dhe katër koalicione”, tha Mavriqi.

Hidromorava

Ajo tha se procesi ka shkuar mjaftë mirë dhe në bazë të planit që e ka hartuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Zyra tani ka një tjetër proces, do t’i kontrollojë të gjitha të dhënat e këtyre subjekteve politike në databazë se a po përputhen ato të dhëna dhe a janë të dhënat e sakta. Zyra pastaj përgatit rekomandimin për KQZ-në, për certifikim të këtyre subjekteve dhe kandidatëve të tyre. Kjo procedurë është deri me 20 maj”. tha Mavriqi, raporton KosovaPress.

Ndërsa, përfaqësuesit e partive që pritën minutat e fundit për t’i dorëzuar aplikacionet për certifikim, thanë se vonesa nuk është bërë me qëllim, por për shkak të procedurave teknike që i kanë pasur. /Telegrafi/