ARKATANA

Shansi i fundit

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Nga Ibrahim Rexhepi – Votuesit në qershor kanë mundësinë që përfundimisht të vendosin se kah duhet të shkojë vendi – të vazhdojë amullia dhe paperspektiva, apo të hapet shansi për një ardhmëri më të mirë dhe përplot shpresë. Zgjedhja e tyre është e lehtë, madje seleksionimin e kandidatëve, përkatësisht të përfaqësuesve të tyre në pushtet, mund ta bëjnë vetëm duke përkujtuar dy deklarata që janë dëgjuar në Kuvendin e deritashëm: “Ky është Kuvend i dalë nga vota e vjedhur”, dhe “Ne, nuk kemi asnjë arsye të dalim kryelartë nga kjo sallë, kemi qenë legjislatura më e dobët që ndonjëherë ka pasur vendi”. Mjaftojnë këto dy vlerësime për t’iu rënë vijë gati se të gjithë atyre që ishin pjesë e Kuvendit të Kosovës në mandatin e sapo përfunduar.

Pse votuesit duhet t’i ndëshkojnë të zgjedhurit e tyre të mandatit të kaluar?

Votuesit në qershor kanë mundësinë që përfundimisht të vendosin se kah duhet të shkojë vendi – të vazhdojë amullia dhe paperspektiva, apo të hapet shansi për një ardhmëri më të mirë dhe përplot shpresë. Zgjedhja e tyre është e lehtë, madje seleksionimin e kandidatëve, përkatësisht të përfaqësuesve të tyre në pushtet, mund ta bëjnë vetëm duke përkujtuar dy deklarata që janë dëgjuar në Kuvendin e deritashëm: “Ky është Kuvend i dalë nga vota e vjedhur”, dhe “Ne, nuk kemi asnjë arsye të dalim kryelartë nga kjo sallë, kemi qenë legjislatura më e dobët që ndonjëherë ka pasur vendi”. Mjaftojnë këto dy vlerësime për t’iu rënë vijë gati se të gjithë atyre që ishin pjesë e Kuvendit të Kosovës në mandatin e sapo përfunduar.

Po ashtu, mosbashkërendimi i veprimeve, e shpesh edhe përplasjet ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit kanë sjellë dëme të mëdha për popullatën dhe për ardhmërinë e ekonomisë së vendit. Këtu faj kanë pasur edhe deputetët.

Të përkujtojmë tentimin për privatizimin e Postës dhe të Telekomit të Kosovës. Qeveria me çdo kusht dëshironte që ta përmbyllë këtë proces, qoftë edhe në mënyrë të paligjshme. Këtu Kuvendi nguli këmbë dhe bllokoi procesin. Ishte i drejtë qëndrimi i pjesës më të madhe të deputetëve, mirëpo, ata shumë më herët është dashur të gjejnë forma që të bllokojnë procesin, e jo në momentin kur duhet të nënshkruhej kontrata. Madje, është dashur ta ndëshkojnë qeverinë për punë të paligjshme.

Mobi Casa

Rasti i dytë është ai që lidhet me vendimin për kompensimin e pagave të punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Ferizajt. Kuvendi i Kosovës fare nuk është dashur të merret me këtë çështje, meqenëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i qartë dhe i kishte identifikuar përgjegjësit. Kuvendi bie në kurthin që ia bëri kryeministri Thaçi, meqenëse tash atij i ka dhënë mundësinë që të shfajësohet, me arsyetimin se çështja ka kaluar në Kuvend dhe po veprohet sipas vendimit të tij. Në fakt, çështja vetëm sa është mjegulluar edhe më shumë, meqenëse qeveria këtë nuk po e merr si përgjegjësi të veten, dhe duke hequr dorë nga një pjesë e të hyrave në buxhet insiston që pagesën ta bëjë Agjencia Kosovare e Privatizimit, sado që është e vetëdijshme se për këtë ajo nuk ka bazë ligjore.

Kuvendi i Kosovës është dashur të jetë më i guximshëm dhe të parandaloj ë shkeljen e Ligjit për buxhetin e vitin 2014 vetëm dy muaj pas dekretimit të tij. Kjo ka ndodhur me rastin e rritjes së pagave dhe të kompensimit për segmente të caktuara sociale dukshëm më shumë se ajo që lejonte ligji. Ky problem do ta futë nën presion kuvendin e ardhshëm, ndoshta në seancat e para të tij. Ai duhet ta bëjë rishikimin e buxhetit, në mënyrë që të futë brenda ligjit shumë vendime që ka marrë qeveria paraprake. Këtë patjetër duhet ta bëjë, meqenëse ka rrezik që arka e shtetit të arrijë në momentin kur nuk mund të bëjë pagesa, ato duhet të bëhen në mënyrë të kundërligjshme.

Ka edhe shumë gjëra të tjera, ku deputetët nuk u treguan vigjilentë dhe nuk patën sensin e reagimit, në mënyrë që të parandalohen veprimet e dëmshme të qeverisë. Prandaj, kjo është edhe një arsye shtesë pse votuesit duhet të ndëshkojnë ata që statusin e deputetit e kuptuan si një kontratë pune, e cila lejon që të kesh një pagë të mirë, pa bërë asgjë. Më e mira do të ishte sikurse partitë politike ta kenë parasysh këtë çështje me rastin e përpilimit të listave, njësoj si nuk duhet kandiduar as ata që kanë probleme me ligjin e me gjyqësinë, apo edhe ata që me çfarëdo veprimi i kanë sjellë dëme vendit dhe shoqërisë.

Për fat të mirë, gati se të gjitha partitë politike kanë pasur “prurje të reja”, të cilat japin shpresë se oferta mund të jetë më cilësore. Nuk ka dert pse numri më i madh i tyre vijnë nga shoqëria civile, por, ata përherë kanë kultivuar guximin që të përballen me korrupsionin dhe të korruptuarit, apo me të gjitha dukuritë që ia sollën të këqijat këtij vendi, si edhe me bartësit e tyre. Gabimin më të madh do ta bëjnë nëse strategjinë e promovimit e mbështetin vetëm në kritikat ndaj qeverisë në shkuarje, meqenëse duke u munduar që të fajësojnë sa më shumë, harrojnë të tregojnë se çfarë i ofrojnë vendit dhe popullatës. Duhet ta lënë qeverinë, përkatësisht Hashim Thaçin që ai të merret me vetveten, meqenëse gjithsesi se duhet të japë llogari për të bërat e të pabërat gjatë mandatit që po i përfundon.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës Tribuna)