#Pse Kosova duhet t’i kthejë sytë nga Ankara?! #Drejtësia e cenuar dhe balanca e re gjeopolitike!
Nga Milaim Sylejmani – Deceniet e fundit kanë treguar se diplomacia e Kosovës ka mbetur shpesh peng e një besueshmërie naive ndaj politikave evropiane. Vendimi dënues nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, ishte vetëm goditja e radhës në një zinxhir zhgënjimesh që vijnë nga Brukseli.
Në këtë udhëkryq historik, shtrohet pyetja me vend: A është koha që Kosova ta përdorë krahun e saj strategjik me Turqinë si një mjet të fuqishëm presioni gjeopolitik ndaj Evropës?!
Për të kuptuar pse kërkimi i ndihmës dhe thellimi i aleancës me Turqinë është një lëvizje e domosdoshme, duhet të shohim faktet historike, ushtarake dhe diplomatike:
- Qëndrueshmëria e vetme diplomatike kundër shpifjeve Kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votonte rezolutën e bazuar në raportin e Dik Martit për pretendimet e paqena ndaj UÇK-së, ishin pikërisht parlamentarët turq të vetmit që refuzuan ta votonin atë. E ritheksoj: TË VETMIT! Sot e kësaj dite, megjithëse hetimet e gjata dëshmuan se raporti i Dik Martit ishte një shpifje e organizuar, Evropa nuk gjeti forcën morale për ta shfuqizuar apo deklaruar zyrtarisht të pabazë atë dokument.
- Mbështetja historike dhe ushtarake e provuar Turqia nuk është një aleat i ri apo i patestuar për Kosovën: Gjatë luftës së fundit në Kosovë, anijet luftarake ruse u ndaluan të kalonin nëpër Bosfor drejt Adriatikut, duke neutralizuar një kërcënim të madh, për pengimin e bombardimeve të NATO-së. Ndërhyrja e NATO-s: Turqia ishte i vetmi shtet që mbështeti hapur edhe opsionin e ndërhyrjes me ushtri tokësore.
- Pavarësia: Ankara ishte ndër të parat që njohu shtetësinë e Kosovës, duke përcjellur shpalljen e pavarësisë së Kosovës në kohë reale.
- Kapaciteti ushtarak: Si fuqia më e madhe ushtarake në NATO pas SHBA-së, Turqia në samitin e fundit të kësaj vere në Ankara garantoi investime 20 miliardë eu për “mbrojtjen e hekurt” që shtrihet nga Kosova deri në Kaukaz. Asnjë shtet evropian nuk e ka këtë kapacitet ushtarak
- Qasja asimetrike dhe standardet e dyfishta të Evropës Politika e jashtme e BE-së ndaj Kosovës është karakterizuar nga standarde të dyfishta: Kosovës i janë vendosur masa dhe sankcione ekonomike e politike, derisa ndaj Serbisë mbahet një qasje përkëdhelëse. Pas sulmit terrorist në Banjskë, Evropa dështoi të merrte masa ndëshkuese ndaj Serbisë, dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë dënuese.
- Këshilli i Evropës vazhdon të mbajë dyert e mbyllura për Kosovën, duke u pamundësuar qytetarëve tanë të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Përfundim: Turqia si kartë strategjike përballë BE-së
- Lidhjet historike, kulturore dhe interesat gjeostrategjike të Turqisë në Ballkan nuk janë sekret. Nëse Evropa vazhdon ta trajtojë Kosovën si një palë të dorës së dytë, duke cenuar luftën çlirimtare përmes proceseve politike në Hagë dhe duke mbajtur kushtëzime të pafundme, Kosova nuk ka pse mbetet e bllokuar në një derë që nuk hapet. Kërkimi i një bashkëpunimi më të ngushtë ushtarak, diplomatik e ekonomik me Ankaranë nuk është vetëm një nevojë mbrojtëse, por edhe një mesazh i qartë për Brukselin: Kosova ka opsione strategjike.
Duke sinjalizuar se orientimi dhe mbrojtja e saj mund të ankorohen fuqishëm te fuqia më e madhe ushtarake e rajonit (Turqia), Kosova vendos një baraspeshë të re që e detyron Evropën të rishikojë pozicionin e saj karshi të drejtave dhe sigurisë së popullit shqiptar. #Kosova duhet hapur të kërkojë nga Turqia, përkrahje politike, juridike e diplomatike për mbrojtjen e Komandantëve të UÇK-së në Gjykatën e Dhomave të Specializuar në Hagë. Veçanërisht Presidenti Erdogan, i ka borgj ish Presidentit Hashim Thaçit arrestimin e “gylenistëve” nga MIT turk në Kosovë. #Koha është të veproj Qeveria e Kosovës!


