Fundamenti

Maqedonci thotë se bisedimet për Kampin Bondsteel si bazë e përhershme, do të nisin së shpejti

/ 2 minuta lexim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se bisedimet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mundësin që Kampi Bondsteel të shndërrohet si bazë e përhershme amerikane në Kosovë do të nisin së shpejti.

Ai ka thënë se kanë marrë përgjigje pozitive nga ShBA për nisjen e këtyre bisedimeve, duke sqaruar se nuk është vendosur asgjë, por bisedimet do të zhvillohet për të diskutuar mundësitë.

“Detajet do të jepen pas fillimit të bisedimeve. Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe ne së bashku me palët amerikane, kemi marrë përgjigje pozitive për të diskutuar. Nuk është vendosur asgjë, por do të diskutohet”, ka thënë Maqedonci në Tëvë1.

UBT KOSOVE

Ai ka thënë se bashkëfinancimi i kampeve ushtarake me vendet aleate është strategji e re nga presidenti amerikan Donald Trump, duke thënë se Kosova ka shprehur gatishmëri për një bashkëpunim të tillë.

“Dy vendet do të investojnë,do të mbajnë trupa, prezencë dhe do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta duke ndarë përgjegjësitë. Është një politikë e re e presidentit Trump që kërkon nga shtetet që ka partneritet që të bashkëfinancojnë që të mundësojnë një kooperim afatgjatë mes dy vendeve”, ka sqaruar ministri Maqedonci.

Ai ka thënë se është arritje e madhe për Kosovën që ShBA pranon të diskutojë çështje të tilla.

“Arritje e madhe për vendin tonë fakti që ShBA-të po diskutojnë për këtë çështje. Në dy vitet e fundit sa i përket prezencës bilaterale amerikane kemi prezencën më të madhe”, ka thënë Maqedonci.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vizitat në ShBA por edhe në takimin e fundit me senatorët amerikanë ka ripërsëritur qëndrimin e tij që Kampi Bondsteel të shndërrohet si bazë e përhershme amerikane në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.