Privatizimi pasuroi oligarkët, rrënoi NSH-të
Ekspertë të ekonomisë, përfaqë- sues të shoqërisë civile, deputetë e ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës, kanë shprehur shumë kritika në adresë të procesit të deritashëm të privatizimit.
Punëtorët mbetën në rrugë, ndërmarrjet ndërruan destinimin
Ekspertë të ekonomisë, përfaqë- sues të shoqërisë civile, deputetë e ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës, kanë shprehur shumë kritika në adresë të procesit të deritashëm të privatizimit.
Sipas tyre, duhet që të ketë një hetim gjithëpërfshirës të privatizimeve të dyshimta, ku janë përfshirë grupe tepër kriminale që kanë qenë të lidhura me politikën e inkriminuar. Shih për këtë analistët dhe të tjerët shprehin habinë e tyre se përse as Kuvendi i Kosovës nuk po i heton. Ata pyesin se ku janë përfaqësuesit e popullit që nuk po debatojnë seriozisht për mënyrën se si ka rrjedhur privatizimi i inkriminuar.
Analistët e shtrojnë edhe dilemën se ku është prokuroria Speciale (PSRK) që nuk po nis e përfundon hetimet serioze për shumë privatizime, të cilat bënë milionerë pushtetarët dhe mafio-biznesmenët e lidhur me politikën e pushtetin e inkriminuar. Të gjithë njohësit e kësaj problematike pajtohen se me privatizim në vend që të kemi vende të reja të punës ne e kemi të kundërtën, sepse procesi ka sjell varfëri, papunësi dhe moszhvillim ekonomik. Organet e drejtësisë heshtin për mosreagimin e tyre.
Qasja e gabuar
Për dështimet në procesin e privatizimit ka folur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa (LDK), që është kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës.”Rrjedha e deritashme e procesit të privatizimit ka dëshmuar se Kosova ka pasur një qasje të gabueshme dhe të papërgatitur në këto procese”, ka thënë ai. Eksperti Mustafa shton se në përgatitjen e privatizimeve të këtyre kompanive nuk janë bërë hapat e nevojshëm.
Ai ka theksuar se problemi është se nganjëherë nga dëshira që të ndodhë diçka, qeveritë e kaluara kanë marrë vendime që të bëjnë kontrata me investitorë, të cilët nuk i kanë pasur kapacitetet për t’i menaxhuar projektet serioze, siç është PTK-ja apo projekti për ‘Brezovicën’. Deputeti i opozitës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), tha se procesi i deritashëm i privatizimit të NP-ve dhe NSH-ve në Kosovë mund të konsiderohet lirshëm si njëri nga dështimet më të mëdha të vendit tash e 18 vjet pas luftës. “Andaj, ky proces ka nevojë për një hetim detaj që nga Kuvendi dhe Prokuroria e Kosovës”, theksoi ai.
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, tha se rrjedha e deritashme e procesit të privatizimit në Kosovë është dashur që të hetohet, por edhe të bëhet në tërësi edhe rishikimi i deritashëm i privatizimit.”Me procesin e privatizimit në vend që të kemi vende të reja të punës ne e kemi të kundërtën, pra privatizimi në Kosovë ka sjellë varfëri, papunësi, dhe moszhvillim ekonomik”, është shprehur ai.
Sipas Nezirajt, fajtor për rrjedhën e deritashme të procesit të privatizimit në Kosovë, janë edhe faktori vendor, por edhe ndërkombëtar, të cilët kanë lejuar që me privatizim të fitojnë vetëm një shtresë të caktuar, të cilët sot janë biznesmenë të fuqishëm në Kosovë.
Shpronësimi korruptiv i pronave të Kosovës
Analisti i ekonomisë, Nehat Emrullahu, pajtohet me vlerësimin se janë politikat korruptive të procesit të pri-vatizimit ato që e imponojnë hetimin e tërë këtij procesi të privatizimit.
Emrullahu tha për “Kosova Sot” se ka qenë krijimi i qëllimshëm i politikave korruptive për privatizimin e pronës publike ishte mirë i planifikuar nga përgjegjësit e asaj kohe. Ai tha se zgjedhja e personave në nivel të lartë me qëllim të menaxhimit të pronës dhe organizimin e shitjes bëri që klasa politike të jetë mirë e involvuar në privatizim, duke pronësuar pjesën më të madhe të aseteve të Kosovës.”Përkundër sinjaleve dhe reagimeve të kohëpaskohshme nga mediat, shoqëria civile, si dhe nga individë që ishin në konkurrencë, menaxhmenti gjithnjë gjeti arsyetim për t’u shfajësuar duke mos marrë aspak përgjegjësinë mbi vete”, theksoi ai.
Emrullahu tha se krimi i organizuar dhe korrupsioni kryesisht u zhvilluan në dy segmente, në procesin e tenderomanisë, privatizimin e pronave dhe subvencionet në fushën e bujqësisë.”Buxheti i Kosovës nëpër vite u zhvat pothuajse nga të njëjtit, papunësia gjithnjë në rritje, zhvillimi ekonomik në stagnim dhe e gjitha kjo rezultoi me mungesë besimi, qëndrueshmërie dhe perspektive. Privatizimi i pronave e kultivoi korrupsionin dhe gjunjëzoi gjithë Kosovën”, u shpreh Emrullahu./kosova sot/

