Fundamenti

Haliti e Krasniqi flasin për bujqësinë dhe zonën ekonomike në Viti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi janë pritur sot në takim nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe zëvendësi i tij.

Gjatë këtij takimi ku ka marrë pjesë edhe zyrtarë të tjerë të kësaj ministri është biseduar rreth bashkëpunimit në mes të kësaj ministri me komunën e Vitisë, konkretisht në fushën e bujqësisë, por edhe mbi zonën Ekonomike si dhe për disa projekte të tjera që kanë të bëjnë me këtë fushë.

FIDANISHTJA

Gjatë këtij takimi të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë edhe me tej bashkëpunimin në mes tyre./rajonipress/