Eko Higjiena

Drejtësia për dikë nënë, për të tjerët njerkë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Tashmë ashtu edhe siç dihet publikisht që disa lëndë gjyqë- sore, posaçërisht të natyrës civile dyshohet se të futen në procedurë menjëherë pa pritur fare në rend, derisa në anën tjetër të tjerat lihen qëllimisht me vite duke mos u futur në procedurë, me qëllim që ato të vjetrohen.

Kupola e gjyqësorit lejon abuzimin e gjykatave

“Vetë fenomeni i klasifikimit të lëndëve, dhe përzgjedhja e këtyre lëndëve sipas interferimit të mafio- politikës, mafio- oligarkisë apo nëntokës së krimit, kështu bëhet keqpërdorimi në mënyrë drastike i drejtësisë, dhe kjo domosdoshmërisht lëndon sistemin e drejtësisë në përgjithësi, prandaj ky sistem drejtësie nuk është në nivelin që do të duhej të ishte në të vërtetë, derisa këtë sistem e keqpërdorin vetë njerëzit e drejtësisë sikur janë prokurorë e gjyqtarë pa etikë e të papërgjegjshëm dhe pa kurrfarë llogaridhënie, edhe pse KGJK-ja dhe KPK-ja mbajnë përgjegjësitë e veta si mbikëqyrës dhe monitorues të punës së prokurorive dhe gjykatave”, është shprehur analisti Naim Kelmendi,raporton Gazeta Kosova Sot

Mobi Casa

Tashmë ashtu edhe siç dihet publikisht që disa lëndë gjyqë- sore, posaçërisht të natyrës civile dyshohet se të futen në procedurë menjëherë pa pritur fare në rend, derisa në anën tjetër të tjerat lihen qëllimisht me vite duke mos u futur në procedurë, me qëllim që ato të vjetrohen. Kjo praktikë fatkeqë- sisht, duket se po na përcjell në vazhdimësi, gjersa, sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushe, është evidente përzgjedhja e lëndëve në gjykatat e vendit, ku po qe se je i lidhur me mafio- politikën apo mafiooligarkinë financiare të biznesit, gjegjësisht nëntokën kriminale, lënda nuk të pret fare për të ardhur në rend. Ndaj, është shtruar edhe pyetja se çfarë janë interesat e politikës dhe kryetarëve të gjykatave duke i ndarë kësisoj lëndët e tilla me prioritet, ndërkaq lëndët e tjera iu japin gjyqtarëve, të cilët dyshohet dhe thuhet se i kanë nën kontrollin e vet të plotë me qëllimin e vetëm të bllokimit të tyre në një afat shumë të gjatë kohor përmes gjyqtarëve trafikantë të drejtë- sisë ?! Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se pikërisht ky është një fenomen i trafikimit të drejtësisë nga ana e vetë njerëzve të institucionit të drejtësisë, ngase, sipas tij, vetë njerëzit që ndajnë drejtësinë kanë barrën më të madhe për ta vënë drejtësinë në vend ashtu sikur do të duhej të ishte sistemi i drejtësisë me tërë funksionin e vet në përgjegjshmëritë dhe detyrat e veta, por zyrtarët nuk respektojnë funksionin e së drejtë.

Keqpërdorimi i sistemit Sipas Kelmendit, njerëzit e drejtësisë janë të papërgjegjshëm, të papërfillshëm ndaj vetë institucionit dhe etikës profesionale, pjesë e së cilës janë vetë ata, nga të cilët do të duhej të buronte përgjegjshmëria, etika dhe profesionalizmi, por edhe pavarësia. ” Pra, vetë fenomeni i klasifikimit të lëndëve, dhe përzgjedhja e këtyre lëndëve sipas interferimit të mafiopolitikës, mafio- oligarkisë apo nëntokës së krimit, kështu bëhet keqpërdorimi në mënyrë drastike i drejtë- sisë, dhe kjo domosdoshmërisht lëndon sistemin e drejtësisë në përgjithësi, prandaj ky sistem drejtësie nuk është në nivelin që do të duhej të ishte në të vërtetë, derisa këtë sistem e keqpërdorin vetë njerëzit e drejtësisë sikur janë prokurorë e gjyqtarë pa etikë e të papërgjegjshëm dhe pa kurrfarë llogaridhënie, edhe pse KGJK-ja dhe KPK-ja mbajnë përgjegjësitë e veta si mbikëqyrës dhe monitorues të punës së prokurorive dhe gjykatave”, është shprehur ai. “Për sa kohë ky sistem i drejtësisë nuk është në funksionin e duhur të drejtë- sisë dhe sundimit të ligjit, pasi jemi larg shtetit ligjor dhe sundimit të së drejtës dhe një sistemi të drejtësisë të pavarur e të shëndoshë. Kjo pasi veç asaj që u cek më lart, po ashtu aty trafikohet drejtësia nga vetë gjyqtarët e prokurorët, që do të duhej të jenë bartësit parësorë të mbrojtjes të së drejtës, etikës dhe integritetit të gjyqësorit”, theksoi Kelmendit.”/kosova sot/