Abel: Fuqia politike dhe financiare në Kosovë, të përqendruara në duart e pushtetit
Koordinatorja rajonale e Transparency International për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Izraelin, Cornelia Abel, i tha Radios Evropa e Lirë se në vendet e rajonit të Ballkanit “sistemi politik është i kapur dhe me pushtet të përqendruar tek partitë politike”.
Sipas saj një “numër i liderëve në Ballkan po shndërrohen në autokratë duke e ndjerë veten të fuqizuar nga rritja e populizmit përreth”.
Ajo tha se “fuqia politike dhe financiare në Kosovë janë të përqendruara në duart e qeverisë dhe sikurse edhe në gjithë Ballkanin, kemi të bëjmë me një sistem të kapur “.
Organizata Transparency International në publikimin e saj të fundit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2016 e ka radhitur Kosovën në vendin 95-të me 36 pikë, në mesin e 176 vendeve të përfshira në raport. /Rel/


