Fundamenti

Dekretohet gjyqtari që nuk mbrojti jetën e Diana Kastratit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Enver Shabanaj është dekretuar si gjyqtar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas përzgjedhjes dhe rekomandimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Gjyqësori kosovar është “përforcuar” me gjyqtarin përgjegjës për mosmbrojtjen e jetës së Diana Kastratit. Enver Shabanaj është dekretuar si gjyqtar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas përzgjedhjes dhe rekomandimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Fundamenti

Shabanaj ishte bërë përgjegjës nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për moszbatim të ligjit dhe mosdhënie të mbrojtjes për të ndjerën Diana Kastrati, e cila ishte vrarë nga ish-burri i saj në Prishtinë.

Ajo kishte kërkuar mbrojtje dhe masë sigurie nga gjykata, por nuk i ishte afruar. Pak kohë më vonë ishte vrarë.