Hidromorava - Gjilan

Ky është zinxhiri i të suspenduarve nga IPK-ja për rastin e Arlinda Zekajt, në mesin e tyre edhe Faruk Muqolli

/ 2 minuta lexim

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar 11 zyrtarë policorë në lidhje me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor 2025 në Vitomiricë të Pejës.

Në mesin e zyrtarëve të suspenduar janë drejtori rajonal i Policisë, Agron Hasanaj, shefi i Hetimeve Rajonale, majori Ndue Nikolla, si dhe komandanti i Stacionit Policor në Pejë, kapiteni Faik Jahmurataj.

Lista e zyrtarëve të suspenduar përfshin edhe Dervish Hasanajn, zëvendëskomandant në Stacionin Policor në Pejë, shefin e Operativës në këtë stacion, komandantin e Nënstacionit Policor në Vitomiricë, Sami Lekajn, si dhe shefin e Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë, Faruk Muqolli.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Përveç tyre, janë suspenduar edhe katër hetues të Njësisë për Dhunën në Familje në Stacionin Policor në Pejë.

Suspendohen 11 zyrtarë policorë pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës

Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj, sipas raportimeve për rastin. Para vrasjes, ajo kishte paraqitur një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, përmes së cilës kishte kërkuar masa urgjente dhe kishte shprehur shqetësime për sigurinë e saj.

Rasti lidhej edhe me përpjekjet e saj për kujdestarinë e djalit, ndërsa kërkesat për mbrojtje kanë ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet përgjegjëse i trajtojnë rastet kur qytetarët raportojnë se janë të rrezikuar.

Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta qytetare dhe institucionale, me kërkesa për zbardhjen e plotë të rrethanave, hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të mundshme të zyrtarëve përgjegjës, si dhe marrjen e masave për parandalimin e rasteve të ngjashme./Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.