Eko Higjiena

Jahjaga: Gjykata Speciale fuqizon sundimin e ligjit në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

“Në letrën drejtuar baroneshës Ashton do të kërkoj vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe nevojën e themelimit të Gjykatës së Kosovës me selitë brenda dhe jashtë vendit, për të adresuar akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2010”, ka thënë presidentja, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Unë e kërkoj përkrahjen tuaj në ndërmarrjen e këtyre hapave të rëndësishëm për të fuqizuar edhe më tej sundimin e ligjit në Kosovë përmes përkrahjes së EULEX-it, adresimit të akuzave për krime lufte dhe avancimit të aspiratave tona euroatlantike”.

Uji Dea

Presidentja Atifete Jahjaga ka dalë me një vlerësim krejt ndryshe prej liderëve politikë të Kosovës, kur të premten i është referuar Gjykatës Speciale që do të gjykojë përgjegjësit për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Krijimi i gjykatës, sipas saj, fuqizon sundimin e ligjit në Kosovë