“Secondos”-ët shqiptarë u takuan në Gjenevë
Të rinjtë e ardhur nga e gjithë Zvicra patën mundësi të shkëmbejnë pikëpamjet rreth ardhmërisë së tyre në Zvicër. Fillimisht ishte kurioziteti i vogël që i shtyu ata për të ardhur këtë ditë deri në Gjenevë. “Ne dëshironim të shohim gjeneratën tonë të vendosur në pjesën frankofone, të shohim se si shkon puna e tyre këtu, si dhe të ndajmë përvojat tona”, thotë një pjesëmarrës që kishte bërë udhëtimin nga rajoni gjermanofolës i Zvicrës.
Të shtunën, më 29 mars, u mbajt një takim i “Secondos”-ve shqiptarë në Gjenevë të Zvicrës, i organizuar nga Universiteti Popullor Shqiptar (UPSH) në Gjenevë, nën kujdesin e Ambasadës së Kosovës në Bernë. Albinfo.ch mbështeti ngjarjen.
Të rinjtë e ardhur nga e gjithë Zvicra patën mundësi të shkëmbejnë pikëpamjet rreth ardhmërisë së tyre në Zvicër. Fillimisht ishte kurioziteti i vogël që i shtyu ata për të ardhur këtë ditë deri në Gjenevë. “Ne dëshironim të shohim gjeneratën tonë të vendosur në pjesën frankofone, të shohim se si shkon puna e tyre këtu, si dhe të ndajmë përvojat tona”, thotë një pjesëmarrës që kishte bërë udhëtimin nga rajoni gjermanofolës i Zvicrës.
Ata kishin ardhur me grupe të vogla dhe në mesin e tyre shumë pak flasin gjuhën shqipe. Por kur vjen puna për t’u shprehur në gjuhën shqipe, ata në të vërtetë nuk duket të kenë asnjë problem. Ata flasin shqipen sidomos me prindërit e tyre, me miqtë, vëllezërit dhe motrat, por për ta është ende më e lehtë të shprehen në frëngjisht ose gjermanisht, në varësi të rajonit ku jetojnë.
Shumica janë ende studentë, disa prej tyre janë tashmë aktivë në jetën e punës, megjithatë asnjëri prej tyre nuk paraqet probleme të integrimit. Për më tepër, për këta të rinj debati rreth integrimit është një çështje e tejkaluar, disi sikur e vjetruar, ata nuk kanë asgjë për të dëshmuar, por megjithatë një formë diskriminimi vazhdon të ekzistojë.
Manuel Tornare, Këshilltar nacional në Parlemantin federal si dhe Kryetar i UPSH-së, vuri në pah punën e bërë nga shoqatat, një punë e cila është larg nga të qenit e tepërt. Sipas z. Tornare, puna e shoqatave duhet të vazhdojë të jetë e mbështetur financiarisht, sepse zakonisht aty gjendet pika ku këto shoqata ndeshen me probleme.
Leonard Bender, Kryesues i avokatëve në kantonin Valais si dhe nënkryetar i Albinfo. ch, na përkujtoi se integrimi nuk është duke humbur identitetin e tij. Në Zvicër, një vend me një traditë demokratike, secil iduhet të merr fjalen vet. Ju nuk duhet të qëndroni në hije, ju duhet të veproni dhe të dëgjoheni nga të tjerët.
Aktorët e ndryshëm të pranishëm në këtë takim ranë dakord për të pohuar se diaspora shqiptare është e integruar mirë dhe se rinia e saj është një nga pikat e forta të Zvicrës së sotme. Z. Apothéloz, Këshilltar ekzekutiv i Vernier, vuri në dukje disa shembuj të “Secondos”-ve, të cilët sot gjenden në të gjitha nivelet e shoqërisë, qoftë në sektorin publik, në sport, me lojtarë tanë të mëdhenj, si Shaqiri, Xhaka dhe Behrami, qoftë në biznese të ndryshme. Këta të rinj kanë një përgjegjësi, të marrin pjesë në ndërtimin e Zvicrës.
Naim Malaj, Ambasador i Kosovës në Bernë, tha se është krenar për suksesin e brezit të dytë të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër. “Ne kemi një rini të numërt, e cila pjesërisht jeton në një vend me mundësi të pafundme”. Z. Malaj rikujtoi gjithashtu se integrimi i kësaj rinie nuk do të thotë asimilim i saj.
Gjatë punëtorive të organizuara sipas temave, ato që u mbajtën rreth çështjes të identitetit të dyfishtë dhe punësimit të të rinjve korrën më së shumti suksese. Në grupin e parë, gjatë bisedës, pasi që u përcaktuan pikat përbërëse të identitetit, grupi ra dakord për të thënë se identiteti i tyre nuk është i dyfishtë, por me siguri kompleks dhe i pasuruar. Kjo është një klasë e re që u formua, duke u përpjekur të nxjerrë më të mirën nga çdo anë e ndërtimit të tyre personal. Këta të rinj kudo që të janë nuk u përshtaten formave klasike të të qenit. Derisa shqiptarët janë të mësuar të përcaktohen me një mbiemër të dytë për të treguar origjinën e tyre (Kosovë, Maqedoni… ), kjo ngjarje ka lënë gjurmët e lindjes së një kategorie të re të ardhshme, ajo e shqiptarëve të Zvicrës./Nderim Salihi/albinfo/


