Eko Higjiena

Vetëm ‘Brezovica’ humbet 50 milionë euro

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Që nga paslufta e deri më sot, ekonomia në përgjithësi dhe buxheti i Kosovës kanë humbur miliona euro vetëm nga dështimi i të gjitha garniturave të pushtetarëve për të zhvilluar resorët e pasur turistikë të vendit. Ekspertë të fushës së turizmit, janë të mendimit se vetëm moszhvillimi i Qendrës rekreative dhe sportive të Brezovicës po i kushton buxhetit të vendit mbi 50 milionë euro gjatë një viti kalendarik.

Investitorët u trembën nga qeveritarët mitëmarrës

Që nga paslufta e deri më sot, ekonomia në përgjithësi dhe buxheti i Kosovës kanë humbur miliona euro vetëm nga dështimi i të gjitha garniturave të pushtetarëve për të zhvilluar resorët e pasur turistikë të vendit. Ekspertë të fushës së turizmit, janë të mendimit se vetëm moszhvillimi i Qendrës rekreative dhe sportive të Brezovicës po i kushton buxhetit të vendit mbi 50 milionë euro gjatë një viti kalendarik. Për këtë ekspertët po ankohen se miliona euro po humbasin edhe nga asetet e tjera të vlefshme, por që janë të paaktivizuara në tërë Kosovën.

Eksperti i fushës së turizmit, Zekë Çeku, tha për “Kosova Sot” se sikur të ishte privatizuar Qendra e Skitarisë (kapacitete ekzistuese), në Brezovicë, do të kishin efekt të vlerë- suar. “Sepse vetëm të hyra nga fjetja do të ishin rreth 324.000 euro në muaj, ose rreth 4 milionë në vit. Sepse ajo do të punonte tërë vitin dhe do të kishte rreth 380 punëtorë të përhershëm dhe gjithashtu do të angazhonte rreth 180 shtretër alternativë ose në pronë të komunitetit lokal”, tha ai.

Hidromorava

Investitorët u kthyen të zhgënjyer

Çeku është i mendimit se sikur të ndërtohej resori i pretenduar, në kapacitet prej rreth 4.500 shtretërve, vetëm nga akomodimi ose fjetja do të kishin këtë efekt të vlerësuar dhe të hollat e inkasuara do të ishin rreth 50 milionë në një vit. Kurse do të punonte tërë vitin dhe do të kishte rreth 4.100 punëtorë. Ai tha se, gjithashtu, do të angazhonte rreth 500 shtretër në pronësi të komunitetit lokal, kurse nga shërbimet e ushqimit këtyre parametrave duhet shtuar rreth 40 për qind të hyra të tjera, gjersa të hyra nga aktivitetet përkrahëse, plus 20- 25 për qind. Eksperti Çeku tregoi se ka pasur të interesuar nga investitorët e jashtëm për investime në ndonjë zonë të caktuar për turizëm dimëror. “Personalisht kam pasur kontakte me investitorë që kanë ardhur nga SHBA-ja dhe Kanadaja, kanë qenë disa biznesmenë shqiptarë me një kompani kanadeze. Ata kanë qëndruar rreth dy javë në rajonin e Deçanit, më pas janë kthyer tepër të zhgënjyer mbrapa. Ata kanë hulumtuar disa zona në Deçan dhe në rajonin e Bjeshkëve të Dragashit, por janë kthyer prapë të zhgënjyer”, potencoi ai.

Dikur kishte mijëra vizitorë

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha se mungesa e investimeve në fushën e turizmit nga të gjitha qeveritë e deritanishme është e pafalshme, sepse vetëm në ‘Brezovicë’ po të investohej do të kishte miliona euro nga ky sektorë. “Historikisht, në të kaluarën qendra më e zhvilluar ka qenë ‘Brezovica’, e cila në vitet e 70-ta ka qenë ndër qendrat më të njohura në ish-Jugosllavi. Ka pasur vizitorë të shumtë edhe nga Greqia e Turqia. Tash ajo është degraduar në masë të madhe”. Grapci tha se zonat e tjera janë edhe Bjeshkët e Brodit e të Dragashit.”Në atë zonë një operator ekonomik e ka krijuar infrastrukturën elementare, ku është ndërtuar një teleferik me kapacitete modeste, por funksional prej hotelit “Argjenda” deri në një pikë 1500 metra. Tash i kanë bërë edhe dy ski-lifte të vegjël. Faktikisht, tash për tash ata janë më të përgatiturit në Kosovë, por kanë kapacitete të vogla. Pra, ata nuk e kanë vetëm skijimin, mjaft e preferuar në atë zonë është edhe ecja në borë dhe hiking”, ka thënë ai. Grapci sqaroi se pika e tretë që mund të vizitohet është edhe Boga, megjithëse me kapacitete mjaft modeste.”Aty nuk ka teleferik, por skilift me gjatësi jo të madhe”, tha ai./kosova sot/