United Hospital

Heidi, nga modelizmi në muzikë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Heidi Lushtaku, modeliste shqiptare e rritur në Zvicër, pas sukseseve të shumta si modeliste në Zvicër dhe Azi, do të paraqitet edhe si këngëtare. Kënga e parë e saj pritet të lansohet në muajin prill.

Duket se për Heidin arti nuk ka kufij. Bukuroshja shqiptare-zvicrane, pos modelimit, dëshiron të tregojë talentin edhe në muzikë. Heidi ka thënë se me muzikë është marrë që në fëmijëri dhe në atë kohë ka kënduar në opera, por për shkak të angazhimeve në shkollë dhe modelim, e ka ndërprerë.

E tani, si duket, është koha më e përshtatshme për të realizuar edhe këtë ëndërr. Javën e kaluar ajo ka qëndruar në Kosovë për të incizuar edhe këngën e parë të saj.

Hedi pas kthimit i ka thënë albinfo.ch se është duke bashkëpunuar me kompaninë “Black Fish” të Genc Prelvukajt, ndërkohë zërin është duke ushtruar me Adelina Thaçin.

Për këngën nuk dëshiron as Heidi dhe as Genc Prelvukaj të japin shumë detaje, madje as titullin e këngës nuk tregojnë, por siç kemi kuptuar, kënga do të jetë ritmike.

United Hospital

Hedi i ka thënë albinfo.ch se ka dy vjet që merret me këtë projekt, ndërsa klipi do të realizohet me Max Production.

„Skenarin e klipit e ka bërë vetë. Shumë kam punuar për të. Do të jetë një klip shumë i bukur dhe shumë interesant. Diçka e re për popullin shqiptar“, ka thënë Hedi me t’u ktyher nga Kosova.

Hedi ka marrë oferta dhe propozime nga këngtarë të shumtë shqiptarë për një duet, por ajo kishte vendosur ta bëjë këtë këngën vetëm.

Edhe në muzikë Heidi ka marrë mbështetjen e familijes.
„Familja më perkrah tepër dhe ata janë forca ime më e madhe“, tha Hedi.

Xhirimet e videoklipit do të fillojnë javën e ardhshme, ndërsa i gjithë produkti i Heidi Lushtakut pritet të lansohet gjatë muajt prill./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.