Bebe Rexha me paraqitje spektakolare në ‘ NRJ Music Awards 2026’, dhuroi një performancë të zjarrtë para pulikut france
Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards, që u mbajt mbrëmjen e së premtes në Francë, me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq dhe performancën energjike në skenë.
Artistja u shfaq e veshur me një fustan të zi elegant, me dekolte të hapur, duke spikatur me stilin dhe paraqitjen e saj. Pamja e saj u bë një nga momentet që tërhoqën vëmendje gjatë ceremonisë së çmimeve muzikore.
Pas paraqitjes në tapetin e kuq, Bebe u ngjit në skenë për të interpretuar hitin e saj “New Religion”, duke sjellë një performancë ritmike dhe plot energji për publikun francez.
Kënga, e cila ndërthur tingujt dance me elemente nga muzika e grupit legjendar Faithless, është publikuar si kënga e parë zyrtar nga albumi i saj i katërt në studio, “Dirty Blonde”, i cili doli në fillim të këtij viti.
Përmes këtij interpretimi, Bebe Rexha solli në skenën e NRJ Music Awards atmosferën energjike që karakterizon projektin e saj të ri, duke e bërë performancën një nga momentet e veçanta të mbrëmjes.
Këngëtarja ishte gjithashtu në garë për çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare”, në një ceremoni që bashkoi emra të njohur të muzikës dhe artistë nga skena ndërkombëtare. /Telegrafi/

