Uje Dea

Ndahet nga jeta atdhetari Adem Islami, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare në Zvicër

/ 2 minuta lexim

Veprimtari Ismet Rashiti ka bërë të ditur lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit Adem Islami, njërit prej veprimtarëve të hershëm të çështjes kombëtare shqiptare në mërgatë.

Përmes një postimi përkujtimor, Ismet Rashiti ka njoftuar se Adem Islami ka ndërruar jetë më 29 tetor 2026, në spitalin e qytetit Biel/Bienne të Zvicrës, në moshën 72-vjeçare.

I lindur më 6 maj 1954 në fshatin Stanishor të Gjilanit, Adem Islami jetoi dhe veproi në Gjenevë të Zvicrës që nga viti 1976, ku për dekada me radhë u angazhua në mbështetje të çështjes kombëtare dhe të Republikës së Kosovës.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Sipas rrëfimit të Ismet Rashitit, Islami ishte ndër veprimtarët e angazhuar pas demonstratave të vitit 1981, duke marrë pjesë në organizimin e demonstratave dhe manifestimeve të para për Republikën e Kosovës. Ai ishte gjithashtu ndër anëtarët e hershëm të Klubit “Ikballe Prishtina” dhe veprimtar i Lëvizjes për Republikën e Kosovës (LPRK).

I njohur edhe me emrin Adem Stanishori, ai zhvilloi veprimtarinë e tij në disa qytete evropiane, përfshirë Gjenevën, Dyseldorfin, Parisin dhe Shtutgartin. Sipas postimit, ai ndihmoi edhe veprimtarë që përballeshin me rrezik në Kosovë, duke kontribuar në sigurimin e strehimit të tyre në Zvicër.

Për shkak të veprimtarisë atdhetare dhe ndjekjes nga UDB-ja, për shumë vite nuk pati mundësi të kthehej në vendlindjen e tij.

Në mesazhin e tij përkujtimor, Ismet Rashiti e përshkruan Adem Islamin si një njeri të afërt, besnik dhe të përkushtuar, i cili la gjurmë te familjarët, miqtë dhe bashkëveprimtarët e tij.

Lajmi për kohën dhe vendin e varrimit pritet të bëhet i ditur nga familjarët.

Kujtimi për Adem Islamin dhe kontributin e tij në çështjen kombëtare do të mbetet pjesë e historisë së veprimtarisë shqiptare në mërgatë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.