UBT

Bill Gates: Fëmijët tanë s’do të përfitojnë nga miliardat tona

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bill Gates ka folur për familjen e tij dhe se si është të jesh prind në familjen më të pasur në botë. Ai është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri personale prej rreth 76 miliardë dollarësh, por Bill Gates nuk do t’ia lë gjithë këtë pasuri 3 fëmijëve të tij, por pjesa më e madhe e pasurisë së tyre do të shkojë për Fondin e bamirësisë, “Bill & Melinda Foundation”.

Në një rrëfim si asnjëherë më parë, themeluesi i Microsoft-it dhe gruaja e tij, Melinda, kanë folur se si ata janë duke i rritur fëmijët e tyre.

Çifti ka folur gjatë një konference në TED në Vancouver, duke thënë se fëmijët e tyre do të inkurajohen që ta gjejnë vetë rrugën e tyre në botë, pa ndihmën e miliardave të tyre.

Uji Dea

Bill Gates ka thënë se në vend të parave, ata u kanë dhënë 2 vajzave dhe djalit të tyre edukim të mirë, në mënyrë që ata të mësojnë se si të mbështeten në aftësitë e tyre dhe jo në pasurinë e prindërve të tyre.

Organizatori i konferencës, Chris Anderson tha: “Ju keni para të mjaftueshme sa për t’i bërë edhe ata [fëmijët] të gjithë miliarderë, pavarësisht kontributit të Fond”.
Por Gates është përgjigjur duke thënë: “Ata s’do t’i kenë këto që thoni ju. Ata duhet ta kuptojnë se puna e tyre është kuptimplotë dhe e rëndësishme”.

Gates ka sqaruar se ai dhe Melinda e kishin marrë këtë vendim qysh para se të martoheshin, duke shtuar se janë inspiruar nga një artikull i investitorit dhe filantropit Warren Buffett ku ai kishte thënë se edhe vet kishte vepruar kësisoj.
© KOHA.net