Fundamenti

Qendra Kulturore e Kosovës e nis me mirënjohje për mësuesit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Më 7 dhe 8 mars, në QKKnë Cyrih janë zhvilluar dy aktivitete; për Ditën Mësuesit dhe për Ditën e Gruas.Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih ndonëse formalisht ende nuk e ka bërë ceremoninë e hapjes, më 7 dhe 8 mars ka zhvilluar aktivitetet e saj të para.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së kësaj qendre, Shukrije Ramadani, për nderë të 7 marsit, Ditës së Mësuesit ka pritur një numër mësuesish dhe aktivistësh tjerë të LAPSH-it nga Kantoni i Cyrihut. Në pritje ishte edhe kryetari i LAPSH-it në nivel të Zvicrës, Nexhat Maloku.

Me këtë rast ajo ka falënderuar ata për punën në kushte të vështira që po e bëjnë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare nga gjeneratat e reja në Zvicër.

Mësuesit kane meritat më të mëdha që, me ose pa kompensim material kanë mbajtur gjallë prej më shumë se njëzet vitesh shkollën shqipe në mërgim, prandaj ata meritojnë të kujtohen dhe të nderohen së paku në një ditë si kjo, ka thënë veç tjerash znj. Ramadani.

ARKATANA

Me këtë rast ajo ka thënë se përcjell falënderimet dhe mirënjohjen nga institucionet e shtetit të Kosovës për këtë kategori vetëmohuese të mërgatës.

Udhëheqësja e Qendrës, në shenjë mirënjohjeje për gjithë çka kanë bërë, u ka dhuruar në mënyrë simbolike lule të gjithë mësuesve të pranishëm.

Një pritje tjetër, një ditë më vonë, ushtruesja e detyrës e drejtoreshës së Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih e ka organizuar edhe për gratë, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas./albinfo.ch/