Uje Dea

Pas 17 vitesh në arrati, shqiptari ekstradohet në Austri për sulmin me thikë ndaj policit

/ 2 minuta lexim

42-vjeçari, i kërkuar ndërkombëtarisht për një sulm të rëndë të vitit 2009 në Vjenë, është kthyer në Austri nga Shqipëria, ku ishte arrestuar në maj të vitit 2025.

Pas 17 vitesh nga sulmi me thikë ndaj një polici në Vjenë, një 42-vjeçar i kërkuar për tentativë vrasjeje është ekstraduar në Austri, ku do të përballet me një proces të ri gjyqësor, transmeton albinfo.at.

Sipas mediumit austriak Heute, ngjarja kishte ndodhur në vitin 2009, gjatë një kontrolli të personave në parkun Anton-Baumann në Vjenë. I dyshuari akuzohet se e kishte goditur me thikë në zemër një hetues të ri policor, duke i shkaktuar lëndime të rënda në mushkëri dhe në aortë. Polici kishte mbijetuar falë ndihmës së menjëhershme të një mjekeje që ndodhej rastësisht pranë vendit të ngjarjes.

Uje Dea

Pas sulmit, i dyshuari ishte larguar drejt Kosovës, ku ishte lokalizuar në Deçan. Megjithatë, procedurat për ekstradimin e tij drejt Austrisë kishin hasur pengesa ligjore. Ai ishte arrestuar sërish në maj të vitit 2025, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi ndaj tij vazhdonte të ishte në fuqi një urdhërarrest austriak, shkruan Heute.at.

Të martën, 42-vjeçari është transferuar me një fluturim të rregullt nga Tirana në Austri dhe pritet të mbahet në burgun në St. Pölten. Prokuroria ka konfirmuar hapjen e një procedure të re për tentativë vrasjeje, pasi drejtësia austriake nuk e njeh vendimin e mëparshëm gjyqësor të marrë jashtë vendit.

Në rast se shpallet fajtor, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm. Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, për të vlen prezumimi i pafajësisë. Albinfo.at

https://www.albinfo.at/pas-17-vitesh-ne-arrati-shqiptari-ekstradohet-ne-austri-per-sulmin-me-thike-ndaj-policit
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.