Eko Higjiena

Me flamuj të Kosovës bëjnë tifo për Zvicrën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dy zviceranë të rinj, Leona dhe Claudio bashkë më të riun nga Tetova, Albinin mbanin lartë flamurin shtetëror të Kosovës për nder të syperyllit kosovar të futbollit zviceran, Xherdan Shaqiri, cili shkëlqeu edhe në këtë lojë. Ata thanë se kanë ardhur për ta parë yllin e tyre Shaqirin.

Më Shaqirin, Behramin, Xhakën, Xhemajlin, Mehmedin etj., Zvicra jo vetëm që ka siguruar shërbimet e këtyre talenteve shqiptarë, por ka fituar dhe një numër të konsiderueshëm simpatizantësh shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

UBT

Shumë prej tyre u panë edhe në këtë lojë mes Zvicrës dhe Kroacisë, ku krahas gjermanishtes dhe kroatishtes, shqipja dëgjohej ngado që sillesha. Pra, kishte një numër të madh shikuesish shqiptarë që bënin tifo për Zvicrën jo vetëm me flamuj zviceranë, por edhe me flamurin e Kosovës dhe atë kombëtarë.

Flamujt e Kosovës që valëviteshin me krenari, zgjonin kërshërinë e shumë shikuesve të vendosur në sektorin A dhe D, ndërkohë që të rinjtë që mbanin simbolet shqiptare dukej se ishin komod me vëmendjen që kishin zgjuar ndër shumë shikues tjerë zviceranë e kroatë. /B.D/albinfo.ch/