Uji Dea

Korrupsion bujqësor, milionat humbasin në djerrina

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Ekspertë të fushës së bujqësisë, përfaqësues të opozitës dhe të sindikatave të bujqve kosovarë, kanë bërë kritika të mëdha në adresë të të gjitha garniturave qeverisëse, duke akuzuar se asnjëra nga qeveritë e pasluftës në Kosovë nuk ka arritur të sigurojë investime serioze afatgjata në sektorin e bujqësisë.

Milionerët përfitojnë grante, hallexhinjtë mbesin me gishta në gojë

Ekspertë të fushës së bujqësisë, përfaqësues të opozitës dhe të sindikatave të bujqve kosovarë, kanë bërë kritika të mëdha në adresë të të gjitha garniturave qeverisëse, duke akuzuar se asnjëra nga qeveritë e pasluftës në Kosovë nuk ka arritur të sigurojë investime serioze afatgjata në sektorin e bujqësisë.

Ata kanë akuzuar drejtuesit e mëhershëm dhe aktualë të Ministrisë së Bujqësisë se me të madhe i kanë keqpërdorur dhe po i keqpërdorin grantet, kurse tokat bujqësore anekënd Kosovës kanë mbetur djerrinë apo nuk po përdoren për produkte profitabile, kur dihet fakti se ne importojmë edhe produktet më të thjeshta. Sipas njohësve të kësaj fushe, Ministrinë e Bujqësisë po e udhëheq një ministër dështak dhe që nuk ka lidhje me këtë punë.

Sipas tyre, edhe ato subvencione që jepen po shkojnë kryesisht te militantët partiakë, të PDK-së dhe të LDK-së. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), tregojnë se pagesat direkte dhe mbështetja e projekteve zhvillimore në bujqësi kapin shifrën 46 milionë euro, kurse fondi i granteve është 23 milionë euro që ndahet për çdo vit nga MBZHR-ja.

Këshilltari në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Shkëlzen Dragaj, ka deklaruar më herët për gazetën se në kuadër të programit janë ndarë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për pulari, për bletari, për derrari, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur, për therjet e raportuara të gjedhit.

Menaxhimi i keq i sektorit

Mobi Casa

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), e ka kritikuar mënyrën e dhënies së granteve nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Ai tha se sektori i bujqësisë nuk mund të përfitojë, por as vendi ynë me keqpërdorimin e fondit të granteve dhe subvencioneve.

Hoti thotë se mbështetja e militantëve partiakë të PDK-së dhe LDK-së dhe atyre që nuk janë fermerë të vërtetë po i dëmton fermerët seriozë, të cilët po kontribuojnë në shtimin e prodhimeve vendore dhe shtimin e numrit të punëtorëve. Sipas tij, “përfituesit e këtyre granteve me dallavere ndërrojnë edhe destinimin e projekteve bujqësore”.

Profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci, ka thënë se bujqësia në Kosovë po karakterizohet me rënie të prodhimit dhe, nëse kjo situatë vazhdon, do të ketë rritje të importit të prodhimeve bujqësore. Për shkak të pamjaftueshmërisë së zhvillimit të industrisë agroushqimore dhe mungesës së rregullimeve kontraktuese, rreziqet dhe pasiguritë janë të konsiderueshme.”Kjo po na koincidon me pamundësitë që të aktivizojmë 35- 40 veprimtari të industrisë ushqimore, ku do të hapeshin vende të reja pune, sidomos në zonat rurale, me ç’rast invazionet e popullatës në zonat urbane do të ndaleshin dhe do të eliminoheshin shumë probleme sociale. Kjo tash do të ishte e realizuar, sikur bujqësia vërtet do të ishte prioritet i Qeverisë”, ka thënë ai. Sipas Rusinovcit, konsolidimi i bujqësisë shpie në insentiva të duhura ekonomike, që t’u atashohemi standardeve të sasisë dhe cilësisë së prodhimeve, nëse është pikësynim që vendin ta integrojmë në BE.

Propozohet model i ri prodhimtarie

Njohësi i kësaj fushe, Bashkim Osmani (nënkryetar i AKB-së), është i mendimit se politikat e bujqësisë duhet që haptazi ta favorizojnë prodhimin vendor dhe mos të jenë të ndërlikuara, burokratike dhe represive. Në Kosovë nevojitet të krijohet një model i ri i prodhimtarisë bujqësore, transfere të reja teknologjike, aparatura dhe makineri të duhura e racionale, entropi përkatëse etj.”, ka theksuar ai. Sipas Osmanit, në nivel vendi duhet harmonizuar politikat në bujqësi, me politikat monetare që bëjnë vendet me trendë normalë të zhvillimit ekonomik. “Kreditimi bujqësor është element i dorës së parë i zhvillimit të bujqësisë, ngase me ketë investohet në efektivitet, rritje të produktivitetit dhe shfrytëzim të mirë të resurseve ekzistuese”.

Ai tha se Qeveria e Kosovës bujqësinë duhet ta përqendrojë në këto prioritete, konsolidimi, ruajtja, shfrytëzimi dhe menaxhimi i drejtë i tokës bujqësore; diversifikimi i fermave duke zbutur kështu shumë probleme sociale; ripyllëzimi i sipërfaqeve të shkatërruara dhe kthimi i tyre në gjendje normale; intensifikimi i prodhimit intensiv në bujqësi (më herët traditë e kultivuesve) dhe ngritja e produktivitetit të punës në bujqësi. Sipas tij, këto janë konditat reale që mund ta karakterizojnë bujqësinë e sotme, prandaj duhet bërë një ridizajnim ku mbështetet ekonomia jonë në përgjithësi dhe bujqësia e tashme në veçanti.

Osmani tha se politikat bujqësore dhe zhvillimit rural duhet të jenë në trend me kohën, të parimeve thellësisht evropiane, të cilat do t’i qasen bujqësisë në këta objektiva: nevojat për ta ngritur ekonominë, të bartim transfere të reja teknologjike dhe ta nxisim zhvillimin ekonomik./kosova sot/