ARKATANA

Milionat e partive, ‘rrush e kumbulla’

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Mbajtja peng e auditimit të financave të partive politike, për disa vjet rresht zë vend kritik edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare, për t’u evidentuar edhe në Raportin e Progresit të KE-së.

Marrin miliona nga shteti, s’dihen ku përfundojnë

“Me paratë e pista dhe të krijuara nga ana e lidhjeve të tilla kriminale po blihet vota e qytetarëve. Shumë nga ato lidhje kriminale i kanë njerëzit e vet edhe të punësuar nëpër borde, në ndërmarrjet më të mëdha publike, në postë, në KEK dhe në administratë publike e shtetërore, kuptohet të deleguar dhe të mbështetur nga partitë politike në pushtet,dhe është shumë vështirë të bëhen ndryshime në këtë kuptim të ndërtimit të shtetit”, theksoi profesor Muhamet Kelmendi ,raporton Gazeta Kosova Sot

Mbajtja peng e auditimit të financave të partive politike, për disa vjet rresht zë vend kritik edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare, për t’u evidentuar edhe në Raportin e Progresit të KE-së.

Uji Dea

Analistët konsiderojnë se ky bllokim është një bashkëveprim i organizuar i politikës dhe të mafio-oligarkëve kriminalë, e që ka për qëllim fshehjen e abuzimeve që kanë bërë për vite, në mënyrën më perfide të shpërdorimit të parasë edhe për blerjen e votave nga qytetarët e mjerë e të nëpërkëmbur. Eksperti i fushës së drejtësisë, Muhamet Kelmendi thotë se gjithçka është vënë nën kontrollin e oligarkëve. “Mbi këtë bazë, shumë subjekte janë pasuruar, si dhe kanë arritur të veprojnë dhe të krijojnë një ndikim të ashpër. Tash pothuajse tërësisht është i kapur nga oligarkia edhe politika edhe qytetari ynë. Kudo kemi ndikimin e politikës. Ndërsa politika është e lidhur dhe nën ndikimin e oligarkëve dhe grupeve të tjera, edhe kriminale të interesit, duke vepruar si në interes të oligarkëve ekonomik të lidhur me subjektet e jashtme, ashtu edhe të grupeve mafioze, të lidhur në mes veti dhe me të tjerët, krejt në kundërshtim me interesin e shtetit”, tha Kelmendi.

Sipas analistit Kelmendit, në politikë po investohen edhe paratë e pista. “Me paratë e pista dhe të krijuara nga ana e lidhjeve të tilla kriminale po blihet vota e qytetarëve. Shumë nga ato lidhje kriminale i kanë njerëzit e vet edhe të punësuar nëpër borde, në ndërmarrjet më të mëdha publike, në postë, në KEK dhe në administratë publike e shtetërore, kuptohet të deleguar dhe të mbështetur nga partitë politike në pushtet, dhe është shumë vështirë të bëhen ndryshime në këtë kuptim të ndërtimit të shtetit”, theksoi ai.

Analisti politik, Florim Zeqa konsideron se çështja e auditimit të financimit të partive politike mbetet njëra nga çështjet më delikate përgjatë këtyre viteve të fundit. “E gjithë kjo po ndodh shkaku i mbajtjes peng, i fshehjes dhe abuzimit nga mafio-oligarkët partiakë të aspekteve financiare të subjekteve politike. Shpërdorimet më perfide të parasë publike kanë ndodhur në vazhdimësi pas 17 shkurtit 2008 e këndej, nga zgjedhjet në zgjedhje nga mafiozët partiakë për blerjen e votave nga qytetarët e varfër e të nëpërkëmbur. Fshehja e burimeve financiare të partive të mëdha politike, qofshin ato në pushtet apo opozitë, është bërë me qëllim të mbulimit të gjurmëve të burimeve të pista të financimit nga bizneset e inkriminuara, për të zhvatur fondet publike në blerjen industriale dhe kriminale të votave”, theksoi ai./kosova sot/