Shkolla e Mesme - UBT

Refuzimi i Bekim Sejdiut-Lushaku: Si rezultat i kësaj, ne s’ishim më faktor përcaktues në zgjedhjen e presidentit

/ 2 minuta lexim

Pas disa takimeve mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Sejdiu ishte propozuar si kandidat i përbashkët për president, por kandidatura e tij nuk mori mbështetjen e gjashtë deputetëve të LDK-së.

Kjo bëri që marrëveshja mes dy partive të dështoj.E pyetur nëse LDK-ja u dorëzua shpejt pas refuzimit të deputetëve të saj për ta votuar Sejdiun, shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se kjo ishte mundësia që kishte LDK-ja, duke shtuar se arritja e konsensusit varet nga gatishmëria e të dyja palëve.“Kaq ishte mundësia jonë. Edhe konsensusi arrihet e varet edhe nga pala tjetër”, është shprehur ajo.

Lushaku-Sadriu ka kritikuar gjithashtu tendencën e Vetëvendosjes për t’i imponuar vendimet për shkak të numrave që ka në Kuvend.

Fundamenti

Sipas saj, kandidatura e Bekim Sejdiut ishte mbajtur nga kryeministri Albin Kurti, pasi nuk kishte konsensus për një kandidat tjetër.

Pavarësisht dështimit të marrëveshjes me LVV-në, LDK-ja qëndroi në sallë gjatë votimit për presidenten Justina Shiroka Pula, e cila u zgjodh pas marrëveshjes mes LVV-së dhe PDK-së.

Lushaku-Sadriu e ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes, duke theksuar se LDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj institucioneve të vendit, edhe kur marrëveshjet politike arrihen pa pjesëmarrjen e saj.

“Është faktike, ne nuk ishim faktor përcaktues për zgjedhjen e presidentit. Në fund, ne ishim aty në sallë, nuk ishte marrëveshja jonë, e uruam, sepse ne jemi prapëseprapë parti shtetformuese dhe dëshirojmë më të mirën e vendit. Jemi parti institucionaliste që i respekton deri në fund institucionet”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu në Rubikon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.