UBT

Kufijtë e çoroditjes

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Dashamir Allaraj – Nëse konstatojmë se në vendin tonë na ndodhin gjëra që në dukje janë të pabesueshme, të çmendura, të cilat duket sikur kalojnë çdo kufij, atëherë nuk na ngelet asgjë më shumë vetëm të pohojmë se kjo e jona është unike.

Na ndodhë të përballemi me probleme dhe situata që të gjithë i kuptojmë, por jo të gjithë i pranojmë. Arsyet janë të thjeshta; ose nuk e pranon realitetin sepse je i detyruar të mbrosh “ligjvënësit” ose pranon realitetin dhe në pasqyrimin që i bëhet të duket sikur jemi në shumë larg nga aty ku e meritojmë. Në të dyja rastet një person i tret do të gjykonte si dy të çoroditur. “Nuk dimë të themi më me saktësi se çfarë është e majta dhe çfarë është e djathta, e bukura dhe e shëmtuara, burri dhe gruaja, e vërteta dhe e pavërteta, madje edhe e gjalla dhe e vdekura. Çoroditja. Nuk e kanë patur të tillë as tek Iliada, apo Lufta dhe Paqja. Është një gjendje e kohëve të fundit. Sepse është epoka e çoroditjes , shprehet sociologu Italian Domenico De Masi.

Nëse bëjmë një kërkim mbi ngjarjet më të fundit të ndodhura në vendin tonë, do të kuptojmë se çdo gjë duket sikur nuk ka përfunduar ende. Vendime gjyqësore që apelohen, kronika nga më të rënda (ku shpesh herë pyet veten si ka mundësi?!), informacione mediatike të kundërvëra me njëra-tjetrën, ngjarje që krijohen për të drejtuar në një fokus tjetër vëmendjen e opinionit publik.

Kjo është një situate të cilën jemi mësuar pasi çdo ditë e më shumë i besojmë shprehjes se “çudia më e madhe zgjat tre ditë”. Nëse ngjarje të tilla do të kishin ndodhur në një vend tjetër perëndimor ashtu siç po orientohemi drejt atij modeli, jam i bindur se çdo gjë do ishte ndryshe. Institucione shtetërore, parti politike, organizata të ndryshme së fundi dhe ato mediatike, kanë zgjedhur të duken me serioz duke komunikuar me shifra, bazuar në sondazhe, statistika apo pyetësor, që segmentojnë publikun drejt një ‘serioziteti’ në punën e tyre.

Askush nuk do të mësoj apo të pyes se si dalin këto shifra apo statistika. Ndërsa informacionet shpërndahen në formën; se gjatë tre mujoreve të fundit, ka pasur kaq rritje apo kaq të punësuar, etj, që gjithmonë i krahasojnë me tre mujorët e një viti ose dy viti më parë, është pikërisht një çoroditje. Arsyeja është e thjeshtë; siç pyet akademiku Artan Fuga ne librin e tij “Komunikimi si epitemilogji njohje” tek komunikimi me shifra, se; A janë të sakta këto shifra? A janë dhe a mund të jenë të besueshme që qarkullojnë në opinionin publik? Si kanë dalë këto shifra? Kjo formë arsyetimi thjeshtë të bën dyshues dhe skeptik, të bën të shikosh të dyja anët e medaljes.

FIDANISHTJA

Ndoshta më shumë se kurrë më parë, media dhe komunikim janë në qendër të jetës sonë të përditshme. Në punë, në shtëpi, në hapësirat publike apo edhe duke udhëtuar nga një vend në një tjetër, ne jemi të rrallë larg nga tingujt e ndërmjetësuara, imazhe ose fjalë, qoftë në formën televizive, radio, gazeta, revista, telefonat celularë, apo Internet.

Ndonjëherë kur jemi vetëm dhe ndonjëherë në shoqërinë me të tjerëve, media na argëton, mundësojnë lidhje me miqtë dhe mes komuniteteve, ofrojnë interpretimet e botës rreth nesh dhe të ofrojnë burime për farkëtimin e identiteteve dhe imagjinatave. Rëndësia e tyre në jetën e përditshme dhe rutinat sugjeron se mediat edhe duhet të ketë implikimet më të rëndësishme për natyrën dhe karakterin e kulturës më të gjerë dhe shoqërinë që na rrethojnë.

Ne jetojmë në një kulturë të medias, një shoqëri e mediave sipas Paul Hodkinson, autori i cili në librin e tij “Media, Culture and Society: An Introduction” thotë se ; cilësia e përgjithshme e përmbajtjes së mediave në një shoqëri të caktuar mund të ndikojë në atë se sat ë informuar, të angazhuar apo krijues është popullsia e saj. Kështu media arrin mbizotërimin e mendimeve në mjedisin më të gjerë shoqëror dhe kulturor.

Mediat japin informacionin qe publiku dëshiron, siç thotë dhe Ricard Hogart, se procesi i transmetimit te lajmeve qe publiku dëshiron të marrë, e benë median në një proces ciklik të mbyllur. Kjo do të bëjë që informacioni të kthehet ne “publicitet” sipas Jurgen Habermasit. Duke nënvizuar edhe “intelektualet e mediave’ ku Dominik Ëolton i quan ‘analistët’ ose ‘Opinionistët” që janë mësuar të akumulojnë të gjithë ato funksione të interpretimit të informacionit mediatik, duke shmangur elitat universitare apo ato akademike.

Ndryshimet politike, cilado qofshin ato, shoqërohen me krijimin e marrëdhënieve disi me te ndryshme midis pjesëve të caktuara të shoqërisë. Por kjo nuk do të thotë shoqëria nuk mundet të lexojë dhe interpretoj situatën social-ekonomiko që po kalon vendi ynë. Nuk mundet të qëndrojmë më me sy mbyllur dhe me vesh shurdhur siç ndodhë sot rëndomtë në jetën e përditshme. Nuk mund të presim që nesër të ndryshojë gjithçka, por sot mundemi të lexojmë dhe interpretojmë realitetin në kufijtë e logjikës sonë. Në këtë këndvështrim merr vlerë dhe thënia e A.Ajnshtajn që, Dallimi mes budallait dhe gjeniut është se gjeniu ka kufijtë e tij…/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.