UBT

Thaci: Ulqini i bashkon njerëzit e Ballkanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ulqini po më jep, atë që e konfirmon ndjenjën që kemi shumë kosovarë, ka thënë sot zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë shpalljes qytetar nderi i Ulqinit.“Të jem një qytetar i Ulqinit së bashku me Edin është një nder i veçantë. Ju po ma jepni një dekoratë që veç e konfirmon atë që e ndjejmë shumë kosovarë – ne tashmë jemi ulqinakë dhe ndihemi në Ulqin si në shtëpinë tonë”, ka thënë ai.

Ulqini me kalanë e vet, me detin e kaltër dhe me ulqinakët janë një urë midis Kosovës dhe Malit të Zi, ka shtuar Thaçi.

“Ne i gëzohemi progresit politik dhe dialogut midis malazezëve dhe shqiptarëve në Mal të Zi, sepse e dimë se veç me shqiptarët e integruar në Mal të Zi, Kosova përfiton dhe siguron ardhmërinë e vet. Kosova do të jetë fqinje dhe përkrahëse e Malit të Zi, sepse Ulqini na lidh dhe na përkujton historinë e përbashkët të dy popujve dhe Ulqini bashkon njerëzit edhe me mijëra kilometra larg Ballkanit”, ka thënë Thaçi.

Hidromorava

Komuna e Ulqinit, në një ceremoni solemne për ditën e saj, po i shpallë qytetarë nderi edhe kryeministrin e Shqipërisë dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Edi Ramën dhe Hashim Thaçin, për rolin e tyre historik në promovimin e paqes dhe dialogut midis popujve të Ballkanit, marrëdhënieve të ngushta fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë me Malin e Zi, integrimin euro-atlantik dhe rolin shumë të rëndësishëm në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Ballkan dhe posaçërisht në Mal të Zi.

Paraprakisht është zhvilluar një takimi trilateral ndërmjet Thaçit, Ramës dhe Vujanoviqit në zyrën e kryetarit të komunës së Ulqinit. Pas takimit fillon edhe ceremonia zyrtare e shpalljes së Thaçit dhe Ramës qytetarë nderi të Ulqinit.

Gjatë rrugës, Thaçi është pritur edhe nga shqiptarë të shumtë, që kishin dalur për ta takuar atë në rrugë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.