Xharra tregon për takimin që pati me Obamën
Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra gjatë emisionit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës, ka treguar për vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çmimin e ndarë për të si “Gruaja e guximshme” nga Departamenti i Shtetit.
Xharra ka rrëfyer për agjendën dhe takimet që i kishte në SHBA. Ajo, po ashtu ka treguar për takimin që kishte kokë më kokë me Micheal Obamën, gruan e presidentit Barack Obama.
“Jemi takuar me zonjën e parë, Michel Obama të gjitha fituesit e çmimit veçmas. Ishte takimi ku bisedonim dhe ajo falënderoi për punën që bënim. Unë kam pas një mundësi t’i dërgojë një hartë të Kosovës me gurë të Trepçës”, ka thënë Xharra.
Kryeredaktorja e “Zërit” po ashtu ka folur edhe për takimet që kishte në Universitetin e Çikagos me persona që merreshin me terrorizmin, në disa media si dhe studentë.
“Ky ka qenë lidership program. Kanë qenë trajnime se si të japi intervista, si të paraqitemi para mediave. Ishte një kënaqesi. Kishim privilegj të futemi në salla, ku Obama zhvillon dreka me delegacioni, ku del për media, dhomën ku përgaditet “Viti i Ri”, ka treguar Xharra.


