HW

Nuk do ta besoni se kënd e frymëzoj Dua Lipa

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ndikimi i këngëtares kosovaro-britanike Dua Lipa nuk po kufizohet vetëm në muzikë dhe modë, por po reflektohet edhe në zgjedhjet personale të prindërve për emrat e foshnjave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas platformës ndërkombëtare për prindër BabyCentre, një numër në rritje prindërish që presin fëmijë në vitin 2026 po frymëzohen nga yjet e kulturës pop, përfshirë Dua Lipën, duke zgjedhur emra modernë, të fuqishëm dhe me identitet të qartë.

Të dhënat tregojnë një prirje në rritje për emra që lidhen me energji pozitive, dritë dhe “aura” të veçantë, një tendencë që ekspertët e lidhin me figurat publike që përfaqësojnë guxim, stil dhe prezencë globale.

HW

Për vajza, prindërit po preferojnë emra si Lily, Maeve, Ayla, Clara, Nora dhe Eliana, ndërsa për djem rikthehen emra klasikë me ngarkesë simbolike dhe historike si Alexander, Gabriel, Caleb dhe Asher.

Ekspertët e BabyCentre nënvizojnë se kultura pop, muzika dhe ndikimi i figurave publike luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si prindërit e shohin emrin e fëmijës. Ai nuk është vetëm një identifikim personal, por edhe një mënyrë për të shprehur vlerat, aspiratat dhe identitetin që dëshirojnë t’ua transmetojnë brezit të ardhshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.