HW

Kushti i Gjermanisë për Serbinë: Atë që e thotë Berlini, ajo do bëhet

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Njohja e Kosovës do të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në familjen e gjerë evropiane. Kohë më parë, Gjermania i ka adresuar Serbisë 11 kushtet për Kosovën, përmbushja e te cilave do të shërbej si çelës për vazhdimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.
Siç raportojnë mediat në Beograd, në listën e 11 kushteve i jepet rendësi e veçantë njohjes dhe mbështetjes së pavarësisë se Kosovës.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, i ka thënë Radio Kosovës se ajo çka thuhet nga Berlini zyrtar, ajo do të realizohet.

“Berlini ka qenë shumë i qartë, shumë determinues, shumë përcaktues dhe unë besoj që ato që thuhen nga Qeveria gjermane duhet të realizohen në përpikëri”, ka thënë ai.

UBT

Sipas Hotit, Kosova dhe Serbia janë në labirinte politike dhe ato do ta pranojnë realitetin vetëm kur përballën me të. Sipas tij, ajo përballje do të ndodhë kur të dyja shtet do të gjenden në portën hyrëse të Bashkimit Evropian.

“Derisa nuk përballen më këso situata, Serbia do të vazhdojë të refuzojë njohjen e Kosovës. Por, në momentin e fundit, nëse jo me admirim dhe në mënyrë të hapur, Serbia do ta pranojë Kosovën në mënyrë të heshtur”.

Megjithatë, njohja e Kosovës vazhdon të refuzohet kategorikisht nga Qeveria serbe. Vet kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, disa herë ka deklaruar se nuk janë të gatshëm ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, pavarësisht se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve janë shumë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.