Fundamenti

Mustafa: Jemi larg përmbushjes së standardeve për konsumatorët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në ditën ndërkombëtare të Konsumatorit, kryeministri Isa Mustafa pranon se Kosova është ende larg përmbushjes së standardeve për konsumatorët.Mustafa zotohet se qeveria që ai drejton do të bëjë ç’është e mundur që konsumatorët e vendit, të gëzojnë të drejtën e nevojave bazë.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të kryeministrit Isa Mustafa:

Ne të gjithë jemi konsumatorë. Sot është dita jonë. Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit. Ne kemi të drejtë të marrim atë për të cilën paguajmë. E çka është më e rëndësishmja, është e drejtë e jona që atë që paguajmë dhe marrim të jetë e mirë për shëndetin tonë.

Eco Higjiena

Kosova bën pjesë në mozaikun e shteteve ku flitet për të drejtën e konsumatorit. Ne ende jemi larg përmbushjes së standardeve. Por, qeveria që unë drejtoj do të bëjë çfarë është e mundur që konsumatorët kosovarë të gëzojnë të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm.

Me të drejtë, është ngritur shqetësimi për rrezikun nga produkte të dyshimta dhe me afat të skaduar, që shumë herë mund të gjenden në tregjet e Kosovës. Pa paragjykuar rezultatet, ju siguroj që qeveria që unë drejtoj do të dëgjoj ankesat e konsumatorëve dhe do të këmbëngulë për t’u siguruar që konsumatori kosovar ushqehet dhe shërbehet me furnizim që plotëson standardet më të mira evropiane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.