UBT

Gjermania zhbllokon Kosovën: Isa Mustafa më 30 qershor te Angela Merkel

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gruaja më e fuqishme në Evropë, Angela Merkel duket se e ka “zhbllokuar” Kosovën. Ajo e ka ftuar në një vizitë zyrtare kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafën. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtij burimi, Mustafa vizitën zyrtare në Gjermani do ta filloj më 30 qershor.

“Kjo vizitë do të jetë shumë e rëndësishme. Është një sinjal se Gjermania po e zhbllokon Kosovën. Poashtu është vizita e parë që një kryeministër i Gjermanisë e fton në vizitë zyrtare homologun e saj nga Kosova”, tha ky burim.

FIDANISHTJA

Isa Mustafa që nga ardhja në krye të ekzekutivit deri më tani e ka zhvilluar vetëm një vizitë zyrtare, e ajo është vizita në shtetin shqiptar.

Megjithatë, vizita në Berlinin zyrtar, konsiderohet ndër më të rëndësishmet për Kosovën, për faktin se Gjermania është ndër shtetet më të fuqishme jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë. Ish- kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përgjatë tërë shtatë vjet qeverisje, nuk e kishte asnjë ftesë nga kancelaria gjermane, Angela Merkel për ta vizituar Gjermaninë./ Gazeta Blic

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.