UBT

Një i ri në Sarandë nën dhunë, shfrytëzon bashkëjetuesen si prostitutë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Sarandës nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Olsi Muçodede, 23 vjeç, me banim në lagjen Nr. 3 Sarandë u arrestua pasi prej një viti ka detyruar me dhunë bashkëjetuesen e tij B. Gj., 24 vjeç banuese në Sarandë, të prostituohej.

Në lidhje me kete rast siç raporton Noa.al është bërë arrestimi në flagrancë edhe i 58 vjeçarit Ali Hide, banues në lagjen Nr. 4 të Sarandës pasi u kap në flagrancë në banesën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me 24 vjeçaren që shfrytëzohej për prostitucion kundrejt shumës prej 10 mijë lekë.

KKVITI

Nga hetimet e uniformave blu ka rezultuar se Muçodede gjente klientët për bashkëjetuesen, ndërsa prostitucioni kryhej në banesat e klientëve ose në dhoma hotelesh të ndryshëm. Në ngarkim të të ndaluarit vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.