HW

Busek: Serbia, sa më parë ta njoh Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish drejtuesi i Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek, ka deklaruar se Serbia duhet të njeh Kosovën sa më parë që është e mundur.Duke folur në Info Magazine të Klan Kosovës, Busek deklaroi se e vetmja rrugë për të ecur në drejtim të BE-së është pajtimi i realitetit të ri të krijuar në Ballkan, ndonëse austriaku bëri me dije se pajtimi i plotë kosovaro -serb mund të merr kohë.

Busek tha se edhe BE-ja e ka kuptuar këtë çështje, andaj ai bëri me dije se edhe pesë vendet e bllokut 28 anëtarësh do të duhet të lëvizin, derisa hodhi poshtë shembullin e krahasimit të Kosovës me Kataloninë kur ka komentuar arsyet zyrtare të Spanjës.

Busek, i cili njeh mirë zhvillimet në rajon ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim ndërshtetërorë, me qëllim të forcimit të rrugës së BE-së.

Eco Higjiena

Ai e ka quajtur të padrejtë izolimin e kosovarëve kur ka komentuar liberalizimin e vizave. Ish drejtuesi i Paktit të Stabilitetit në këtë intervistë ka thënë se izolimi është vetëm një faktor, ndërsa ka nxjerrë në sipërfaqe papunësinë dhe mungesën e zhvillimit ekonomik të Kosovës si arsye e migrimit ilegal masiv.

Ai ka bërë thirrje që të forcohet sundimi i ligjit, të tërhiqen investitorë të huaj dhe të investohet në arsimimin e të rinjve, të cilën e ka quajtur potencial më të madh të Kosovës për zhvillim ekonomik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.