United Hospital

Mustafa: Migrimin nuk e shkaktoi as VLAN-i e as qeveria e re

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

“E kam thënë me vetëdije se resurset të cilat disponojmë duhet t’i shfrytëzojmë, si ato njerëzore edhe ato natyrore. Sa i përket resurseve kapitale duhet të gjejmë forma t’i rrisim ato”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa, raporton Telegrafi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të komentojë rreth asaj se kush është fajtori i migrimit të qytetarëve të Kosovës.

Në këtë drejtim, kryeministri Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës, do të përqendrohet në implementimin e programit qeverisës, i cili sipas tij do të ndikonte edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik – drejt krijimit të një gjendje më të mirë edhe për qytetarët.
“E kam thënë me vetëdije se resurset të cilat disponojmë duhet t’i shfrytëzojmë, si ato njerëzore edhe ato natyrore. Sa i përket resurseve kapitale duhet të gjejmë forma t’i rrisim ato”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa, raporton Telegrafi.

Kryesisht sipas tij do të duhej të ishte zhvillimi bujqësisë.

Ai gjithashtu ka përendur faktin e mundësisë së marrëveshje për punësime sezonale me vende tjera, si dhe reformat fiskale.

Ndërkaq rreth pyetjes së deputetit Selimi se si ai i komenton deklaratat e tani zv. kryeministrit Hashim Thaçi, se situata e migrimit është krijuar edhe si pasojë e “paqartësive” që ka shkaktuar formimi i koalicionit VLAN, Mustafa ka thënë se nuk vlerëson se këtë situatë e ka krijuar as VLAN-i por as qeveria e re – është situatë që ballafaqohemi edhe më herët.

“Të dhënat tregojnë që kroatët kanë emigruar rreth 25 mijë veta edhe pse është një vend i BE-së.
Ne duhet të ulemi ta bëjmë një vlerësim real, se cilat kushtet socioekonomike kanë ndikuar në këtë migrim. Çdo analizë dhe deklaratë tjetër e imja nuk do të kishte bazë”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Isa Mustafa. /Telegrafi/
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha të enjten në Kuvend se nuk ka asnjë kërkesë nga ministrat e Listës Serbe për kthimin në Qeveri. Ai tha se ka kërkuar nga ministrat serb që të bisedojnë lidhur me këtë çështje, por ata ende nuk kanë shprehur gatishmëri.

UBT

“Kushte nuk kemi dhe nuk pranojmë”, tha Mustafa, duke shtuar se nuk mund të ketë kushte të ndryshme për komunitetet në Kosovë.

“Në marrëveshjen që e kemi nuk ka specifika të veçanta”, tha Mustafa, duke iu referuar marrëveshjes që kanë me Listën Serbe. /Telegrafi/
——————————————————–

Mustafa: Edhe çështja e të pagjeturve do të bisedohet me Serbinë

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha të enjten në Kuvend se gjatë takimit të fundit me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka shtruar një mori çështjesh të cilat duhet të bisedohen me Serbinë.

Ai tha se gjatë takimit me Mogherinin ka thënë se për diskutime me Serbinë duhet të shtrohen edhe këto çështje: çështja e lëvizjes së lirë në veri, zbatimi i marrëveshjeve, zhbërja e strukturave ilegale në veri, organet paralele në veri, çështja e energjetikës, sigurimi i automjeteve, çështja e kodit telefonik, demarkacioni i kufirit dhe çështja e të pagjeturve.

Kreu i ekzekutivit tha se nuk e kanë përcaktuar kohën se kur do të diskutohet, por tha se çështja e të pagjeturve është një çështje e domosdoshme që duhet të diskutohet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.