Arrestohet një gjilanas në Aeroport, kishte urdhëresa të lëshuara nga Gjykata
Gjilan – Në Aeroportin e Prishtinës pas verifikimit në bazën e të dhënave është ndalur sipas Urdhër Arrestit i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës në tentim e sipër për të kaluar vijën e Kontrollit të dokumenteve. Personi në fjalë me aktvendim të gjykatës ishte i dënuar me 3 – muaj burg efektiv. Policia e Kosovës të njëjtin e ka sjellur nga Aeroporti deri në stacionin Policor të Gjilanit njoftoj Ismet Hashani.
Gjatë kontrollit të mëtutjeshëm është gjet se ndaj t`i janë të lëshuara edhe dy urdhëresa tjera po nga Gjykata e Gjilanit.
Ai dërgohet menjëherë në burgun e Gjilanit në vuajtje të dënimit./rajonipress/


