Suspendohen vëllezërit policë, dyshohen për vrasjen e Enver Zymberit
Dy policë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Zubin Potoku, janë suspenduar nga puna në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, me një vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Vëllezërit Miodrag e Millan Lekiq, i pari shef i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, ndërsa Millani polic në stacionin e veriut, janë suspenduar me dyshimin për vrasjen e policit të ROSU, Enver Zymberi, më 26 korrik të vitit 2011, gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës për ta futur nën kontroll pikën kufitare në Bërnjak të Zubin Potokut.
Ata janë suspenduar në afat të pacaktuar, u janë marrë dokumentet e udhëtimit, ndërsa janë të obliguar që të paraqitën për çdo ditë në Stacionin e Policisë. Lekiqët janë intërvistuar në cilësinë e të dyshuarëve nga hetues të EULEX-it, ndërsa u janë bastisur edhe shtëpitë../zeri/


