Eko Higjiena

Hoxhaj në Bruksel: Koha e fundit për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vazhduar me takime gjatë vizitës që po i bën Brukselit, ku pos qëndrimit në selinë e NATO-së është takuar me komisionerin për Migrim dhe Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopoulos.

Me ish ministrin e Jashtëm të Greqisë, i cili aktualisht mban pozitën e Komisionerit në KE, Hoxhaj ka diskutuar për emigrimin ilegal dhe mundësinë e liberalizimit të vizave.

FIDANISHTJA

“Me mikun tim diskutuam për nevojën e liberalizimit sa më të shpejt të vizave pasi Kosova është vendi më i izoluar sot. Nuk mjafton vetëm përmbushja e standardeve nga ana jonë por edhe vullnet politik nga BE-ja për të lëvizur në këtë drejtim. Theksova se rreziku nga vendosja e Kosovës në status quo do të ishte me pasoja dhe çmimin do ta paguanim të gjithë, ne në Kosovë dhe BE-ja” ka thënë Hoxhaj.

Njëherësh ish ministri i jashtëm, Hoxhaj ka thënë se krahas BE-së edhe Kosova duhet të bëj të pamundurën për të përmbushur kriteret sa më parë që të përfitojmë lirinë e lëvizjes në zonën Shengen. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.