FIDANISHTJA

Haradinaj: Votojmë kundër Konjufcës, sot është dita e kthesës- tani koha fillon me numru ndryshe

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ‘’situatës së rëndë’’ politike po i vjen fundit, dhe se, ‘’sot është dita e kthesës’’.

Ai ka shtuar edhe se nga sot ‘’koha fillon me numru ndryshe’’, përcjell Gazeta Express.

‘’Po i vjen fundi gjithë kësaj situate të randë. Kemi humbur shumë muaj shumë javë, të vlefshme për Kosovën dhe shumë mundësi. Sot është dita e kthesës, nga sot fillon me numru koha ndryshe, dhe jam optimist se zgjedhjet do të jenë zgjidhja. Ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve të vendit, sidomos atyre që janë prek më shumë.’’, ka thënë ai.

Hidromorava

Më tej, Haradinaj ka bërë të ditur se AAK’ja do të votojë kundër Konjufcës, duke thënë edhe se ky i fundit duhet të kërkojë falje qytetarëve për vonesën dy javëshe.

‘’AAK është shumë e qendrshme në vendimet e veta. Çdo deklarim i yni më përpara ka qenë çështja e kryetarit të kuvendit, ka qenë i Aleancës dhe jo vetëm i individëve. Edhe atëherë kur kemi votuar lirshëm ka qenë vendim i Aleancës, është vendim i Aleancës që votojmë kundër kësaj kandidature, këtij mandatari, që po ashtu nuk është shumë i qendrushëm sepse nuk ka paraqitur nënshkrime. Konjufca duhet të kërkojë falje qytetarëve që i ka vonuar edhe dy javë, nëse asgjë tjetër i ka vonuar edhe dy javë Kosovën dhe institucionet’’, ka shtuar ai. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.