ARKATANA

Arrestohen në Gjilan e Prishtinë tre persona të dyshuar për terrorizëm

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Sot më 27.02.2015, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Kundër Terrorizmit, në mbështetje dhe të njësive tjera relevante policore, në rajonin e Gjilanit dhe në Prishtinë ka realizuar një operacion policor ku janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar për terrorizëm njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë të dyshuarit janë: H. A. viti i lindjes 1990, D. K. viti i lindjes 1992 dhe
K. H. viti i lindjes 1991.

Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të terrorizmit të përcaktuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, respektivisht:

Mobi Casa

•Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit
•Rekrutimi për terrorizëm
Shtytja për kryerjen e veprave terroriste
•Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist
•Financimi i Terrorizmit”.

Gjatë operacionit si prova materiale janë konfiskuar: dokumente të ndryshme, disa pajisje elektronike etj.

Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës./rajonipress/