Uji Dea

Në Viti policia konfiskon armë, dylbi e radiolidhje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Me vendim të prokurorit të shtetit është bërë bastisja në lokacionin e lartpërmendur, ku nga i dyshuari është konfiskuar një armë gjuetie e tipit Sarsilmaz prodhim turk, kalibrit 12 mm dhe një rrethatore me shtatë (7) fishekë, një palë dylbi dhe pesë (5) motorolla (radiolidhje) të dorës me dy mbushës të rrymës.

Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë, në bazë të Hetimeve të një rasti të mëhershëm i regjistruar si ‘kanosje’ të datës 23.12.2014 nga ankuesi E. Xh. kundër M.T., përmes rrugëve operative kanë ardhur deri te informata se i dyshuari E.Xh. posedon një armë.

Me vendim të prokurorit të shtetit është bërë bastisja në lokacionin e lartpërmendur, ku nga i dyshuari është konfiskuar një armë gjuetie e tipit Sarsilmaz prodhim turk, kalibrit 12 mm dhe një rrethatore me shtatë (7) fishekë, një palë dylbi dhe pesë (5) motorolla (radiolidhje) të dorës me dy mbushës të rrymës.

ARKATANA

I dyshuari është arrestuar dhe është sjellë në stacion, ku i njëjti është intervistuar.

Me urdhër të prokurorit rasti dërgohet në procedurë të rregullt gjyqësore./raonipress/