Hashim Thaçi president në vitin 2016
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi në vitin e ardhshëm pritet të bëhet president i Kosovës, kështu tha sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.
Mustafa gjatë një konference për media ka thënë se LDK do ti përmbahet marrëveshjes me PDK, duke thënë se Thaçi do të jetë president në vitin 2016.
Ndërkaq, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se ende nuk e din se kur do të kthehet Lista Serbe në Qeveri.
“Nuk e di se kur. E gjitha që mund të them është se ata, kërkesat e tyre nuk duhet ti shtrojnë diku tjetër, përveçse në institucionet e Kosovës”, ka thënë Mustafa gjatë një konference për media ku ka prezantuar edhe programin katër vjeçar të Qeverisë së Kosovës.
Premtimi i Hashim Thaçit i cili ka thënë se do të ketë 120 mijë vende të punës, Mustafa ka thënë se një gjë e tillë është e pamundur por ai tha se do të mundohet dhe të angazhohet që të ketë zhvillimi ekonomik, punësim etj.


