Eko Higjiena

Dënimi i krerëve të UÇK, Hamza nga protesta paralajmëron veprime ligjore ndaj Speciales: Do t’i konkretizojmë sot në Kuvend

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Nuk është e drejtuar ndaj askujt, por në përkrahje të plotë. Do të bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme, demokratike, edhe protesta, por edhe veprime ligjore. Besoj se sot do të konkretizojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, gjatë protestës gjithëpopullore në Prishtinë.

Hamza, së bashku me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, iu bashkua protestës së organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”.

Në prononcimin për media, Hamza tha se protesta është shprehje e përkrahjes për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Fundamenti

Ai e cilësoi aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë si të papranueshëm dhe të pabazuar në fakte.

“Ne jemi për drejtësi, jemi kundër padrejtësisë dhe tash këtë proces, këtë gjykatë çka kemi pa, kemi pa padrejtësi. Ky është një vendim i papranueshëm për qytetarët e Kosovës, vendim i padrejtë, i pabazuar në fakte, është vendim politik dhe sigurisht ne jemi këtu me shpreh pakënaqësinë tonë”, deklaroi Hamza.

Protesta po zhvillohet dy ditë pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, të cilët u dënuan në total me 81 vjet burgim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.